Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Financiere

Vlore, Shqipëri 16-10-2026 edhe 27 ditë

Vlore

BIG MARKET
kërkon të punësojë:

FINANCIERE

  • Eksperienca te ngjashme 1-5 vite.
  • Njohuri të mira të kontabilitetit, fiskalizimit dhe legjislacionit tatimor.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120848
Kategoria e Punës / Profesioni:
Financier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
16-10-2026
Vendodhja:
Vlore, Shqipëri

Përshkrimi

Pozicioni: Financier/e
Raporton tek: Menaxheri i Marketit / Zyra Qendrore / Administratori

Qëllimi i pozicionit

Të sigurojë administrimin korrekt të proceseve financiare dhe kontabël të marketit, regjistrimin dhe kontrollin e dokumentacionit financiar, rakordimet, deklarimet tatimore, pagesat dhe raportimin periodik, në përputhje me procedurat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.


Detyrat

  • Regjistron faturat e blerjes dhe shitjes në sistem dhe kontrollon saktësinë e tyre.
  • Kryen dhe ndjek pagesat ndaj furnitorëve sipas kontratave, afateve dhe rakordimeve përkatëse.
  • Regjistron lëvizjet bankare dhe kryen rakordimin mujor me statement-et bankare.
  • Kryen rakordimet me furnitorët dhe kontrollon detyrimet dhe gjendjet përkatëse.
  • Kontrollon dhe korrigjon artikujt me gjendje negative, kostot dhe rivlerësimet në sistem.
  • Monitoron marzhin, shitjet, të ardhurat dhe shpenzimet dhe përgatit raportime periodike.
  • Kryen kuadrimin e faturave të shitjes me dokumentacionin e arkës dhe evidenton diferencat.
  • Përgatit dhe kontrollon librat e shitjes dhe blerjes sipas afateve të përcaktuara.
  • Përgatit dhe deklaron detyrimet tatimore, përfshirë TVSH, sigurimet shoqërore dhe TAP, dhe ndjek pagesën e tyre në afat.
  • Kontabilizon pagat, qiratë, tatimet dhe detyrimet e tjera mujore dhe koordinon pagesat përkatëse.
  • Përgatit rezultatin financiar mujor dhe dokumentacionin përkatës dhe e dërgon në Zyrën Qendrore brenda afateve.
  • Bashkëpunon me Menaxherin për inventare të pjesshme ose të plota dhe raporton rezultatet.
  • Administron dokumentacionin e punonjësve sipas kërkesave të Burimeve Njerëzore dhe legjislacionit në fuqi.
  • Kryen veprimet administrative për përfshirjen dhe largimin e punonjësve nga listëpagesa dhe dokumentacioni përkatës.
  • Siguron ruajtjen dhe arkivimin e faturave, dokumenteve bankare, dokumenteve tatimore dhe dokumentacionit financiar.
  • Mbështet funksionimin e marketit edhe në çështje të tjera operative kur kërkohet nga Menaxheri ose drejtuesit.
  • Në mungesë të Menaxherit, mund të kryejë detyra të përcaktuara menaxheriale, brenda autorizimeve të dhëna.
  • Kryen detyra të tjera që lidhen me funksionin, sipas udhëzimeve të Menaxherit, Administratorit ose strukturave drejtuese.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperienca te ngjashme 1-5 vite.
  • Njohuri të mira të kontabilitetit, fiskalizimit dhe legjislacionit tatimor.
  • Aftësi të mira në përdorimin e programeve financiare dhe MS Excel.
  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe konfidencialitet në administrimin e të dhënave financiare.
  • Aftësi analitike, organizative dhe raportimi.
  • Aftësi për menaxhimin e afateve dhe prioriteteve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me menaxhimin, furnitorët dhe strukturat e tjera të kompanisë.

Shënime


Të interesuarit të cojnë CV e Tyre në numrin e telefonit 0699471822


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
http://www.bigmarket.al/


Big Market

Big Market eshte rrjeti me I madh I supermarketeve shqiptare I cili ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, biznes i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, e u zgjerua në një rrjet të tërë.
Aktualisht Lideri i Supermarketeve numëron 25 aksionerë nga e gjithë Shqipëria. Mbi 1800 puntorë, 155 Supermarkete dhe 4 Hipermarkete në të gjithë Shqipërinë dhe vazhdon të rritet në mënyrë të suksesshme.
Big Market, është frut i një pune të përditshme e të palodhur të të gjithë stafit me furnitorët dhe klientët.
Në supermarketet Big Market tashme tregtohen më shumë se 30.000 artikuj ekskluziv që plotësojnë më së miri të gjitha nevojat e çdo familjeje.
Ofrimi i produkteve të standarteve të larta ndërkombëtare si: HACCP, SGS ISO 9001:2000, BRC, IFS, Jo OMG etj., tregon për kujdesin që Big Market tregon për cilësinë dhe sigurinë e çdo produkti sepse nevojat dhe siguria e klientëve vijnë para çdo gjëje dhe për këtë me meritë të plotë Big Market ka merituar vlerësimin si “Kompania Lider me produkte cilësore në fushën e marketeve shqiptare” ku mori “Çmimin e Konsumatorit” CCI AWARD 2015 të dhënë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Prej këtu rrjedh dhe sllogani : Big Market di çfarë zgjedh”.


INFORMACIONE KONTAKTI