ASISTENT LIGJOR
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë.
- Të ketë eksperiencë pune 1-2 vite në zhvillimin e profesionit të tij.
- Të ketë njohuri mbi programet kompjuterike të paketës MS Office.
Shoqëria jonë, në kuadër të arritjes së objektivave të saj dhe për mbështetjen e vazhdueshme të aktivitetit të Departamentit Ligjor, shpall hapjen e një pozicioni vakant për:
Asistent/e pranё Departamentit Ligjor.
Pozicioni ka si përgjegjësi kryesore administrimin dhe menaxhimin e dokumentacionit ligjor të Departamentit, përfshirë proceset e protokollimit, arkivimit dhe ndjekjen e procedurave të ndryshme ligjore, me qëllim garantimin e funksionimit efikas dhe të rregullt të proceseve administrative dhe ligjore brenda strukturës.
Ofrohet:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare, e-mail: [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit Nr.124/2024, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneShoqëria "ANCHOR INVESTMENTS" Sh.p.k., është një ndёr shoqёritё lider në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit. Aktualisht shoqëria jonë operon në disa kantiere ndërtimi në qytetin e Tiranës dhe zonёn e Palasёs. Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftësinë dhe përkushtimin në mënyrë që çdo projekt të përfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilësinë e kërkuar.