Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Open Banking, Finance e Integruar dhe Partneritetet

Tirane, Shqipëri 30-09-2026 edhe 11 ditë

Tirane

UNION BANK
kërkon të punësojë:

OPEN BANKING, FINANCE E INTEGRUAR DHE PARTNERITETET

  • Arsim i larte ne ekonomi, finance, banke, administrim biznesi, marketing, menaxhim.
  • 5+ vite përvojë në sektorin financiar, bankar ose në industri të lidhura me teknologjinë financiare. 

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120725
Kategoria e Punës / Profesioni:
Tjetër
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Po
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
30-09-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me performancë të shkëlqyer. Përmes një rrjeti të gjerë prej 34 degësh dhe 76 ATM-sh të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 150,000 klientëve një shërbim profesional dhe të besueshëm. Që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka njohur rritje të vazhdueshme, duke arritur sot mbi 100 miliardë lekë në total asete.

Ne promovojmë një kulturë pune të bazuar në diversitet, gjithë përfshirje dhe mundësi të barabarta zhvillimi, ku secili anëtar i ekipit vlerësohet si pjesë thelbësore e suksesit tonë. Union Bank investon vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve, me misionin për të garantuar një eksperiencë bankare të shkëlqyer për klientët.

Ne i vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnikë dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar; prandaj, kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë në Departamentin ODA Vatër për Zgjidhje të Kërkesave të Klientëve në pozicionin:
Manaxher Produkti

Open Banking, Finance e Integruar dhe Partneritetet

Qëllimi i përgjithshëm i punës

Përgjegjës për koordinimin dhe drejtimin e të gjitha iniciativave që lidhen me open banking, financën e integruar dhe partneritetet. Manaxheri i Produktit duhet të navigojë me sukses ndërthurjen komplekse të bankingut, teknologjisë dhe partneriteteve duke siguruar përputhshmërinë rregullatore dhe rezultate pozitive për klientët. Manaxher produkti do të shërbejë si funksioni qendror i biznesit që lidh operacionet, IT, përputhshmërinë dhe palët e tjera të interesit për të ofruar zgjidhje financiare inovative


Detyrat

Përgjegjësitë kryesore

  • Zbaton strategjinë e Open Banking, Financës së Integruar dhe partneriteteve në përputhje me objektivat e bankës.
  • Identifikon mundësi të reja biznesi, kanale shpërndarjeje dhe modele bashkëpunimi me fintech, kompani teknologjike dhe partnerë të tjerë strategjikë.
  • Menaxhon ciklin e plotë të zhvillimit të produktit, nga konceptimi deri në implementim dhe monitorim.
  • Ndërton dhe mirëmban backlog-un e produktit, duke prioritarizuar iniciativat sipas vlerës së biznesit dhe nevojave të klientëve.
  • Negocion dhe menaxhon marrëdhëniet me partnerët, përfshirë modelet komerciale dhe marrëveshjet e shërbimit.
  • Monitoron tregun, trendet fintech dhe zhvillimet rregullatore për të identifikuar mundësi të reja inovacioni.
  • Kordinon me funksionet perkatese per te siguruar përputhshmërinë e produkteve dhe proceseve me kërkesat ligjore, rregullatore dhe standardet e sigurisë së informacionit.
  • Ndjek performancën e produkteve dhe partneriteteve përmes treguesve të biznesit dhe objektivave strategjikë.

Kualifikimet

Profili individual

  • Arsim i larte ne ekonomi, finance, banke, administrim biznesi, marketing, menaxhim ose fusha te ngjashme.
  • 5+ vite përvojë në sektorin financiar, bankar ose në industri të lidhura me teknologjinë financiare.
  • Përvojë në zhvillimin e produkteve, menaxhimin e partneriteteve ose iniciativave të transformimit digjital.Përvojë në analizimin e modeleve të biznesit dhe hartimin e propozimeve të vlerës.
  • Histori në negocimin e marrëveshjeve komplekse të biznesit, preferohen partneritetet tregtare.
  • Kuptim i fortë i sistemeve bankare dhe integrimeve të teknologjisë financiare.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi të palëve të interesit.
  • Njohuri të rregulloreve përkatëse financiare përfshirë PSD2, GDPR dhe standardet e open banking, preferohet.
  • Përvojë pune me ekipe multifunksionale.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin, brenda datës 30.09.2026:
- CV-në;
- letrën e shprehjes së interesit për pozicionin.

Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e e-mailit: [email protected].

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Kulturës Organizative.

Njoftim për mbrojtjen e të dhënave personale

Union Bank sh.a. deklaron se përpunon të dhënat personale të aplikantëve për qëllimet e administrimit të procesit të rekrutimit, mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr. 42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale janë kryesisht të dhëna të kontaktit, të dhëna mbi arsimin, eksperiencën profesionale dhe çdo informacion tjetër të deklaruar nga vetë aplikanti në CV -të dhe dokumentacionin shoqërues.
Union Bank sh.a. zbaton masa teknike dhe organizative me qëllim që të garantojë ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale që përpunon. Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme të përfundimit të procesit të rekrutimit dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar, i cili ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave personale.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. informohen se të dhënat e tyre personale do të përpunohen nga Banka sipas përshkrimit të mësipërm.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë akses, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit të të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këto të drejta ata mund të kontaktojnë në adresën e email: [email protected]


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.unionbank.al


Union Bank

Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.


INFORMACIONE KONTAKTI