INXHINIER DURRES
- Arsimin e lartë në një nga degët e inxhinierisë.
- Të ketë njohuri në perdorimin e Autocad & SketchUp .
- Të jetë njohës i gjuhës angleze.
- Të zotërojë patentë të klasit B.
- Disponibilitet full time.
Xhaferraj Alumin shpk, me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushën e aluminit, është e pranishme jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë ndërkombëtar, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe sistemesh, është në kërkim të stafit të ri për filialin në Spitallë , Durrës.
Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm, kompania ofron një vend të lirë pune në pozicionin: Inxhinier.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: [email protected] me subject: Aplikim për pozicionin e punës Inxhinier Durrës.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneKompania Xhaferraj Alumin Shpk me një eksperiencë prej me shume se 20 vitesh në fushën e aluminit ushtron veprimtarinë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj, duke ofruar një gamë të gjerë sistemesh dhe produktesh, si dhe duke qenë distributori kryesor i tyre. Aktiviteti i kompanisë tonë konsiston në tregtimin e materialeve të aluminit dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme në këtë sektor. Eksperienca shumëvjecare në fushën e aluminit na ka rritur profesionalisht duke bërë që t’i kuptojmë më mirë kërkesat dhe pritshmëritë e klientëve. Përpjekjet tona janë fokusuar gjithmonë në kërkimin e stilit dhe të inovacionit të materialeve dhe modeleve të reja për të plotësuar sa më mirë trendet bashkëkohore të jetesës. Në kuadër të këtij kërkimi Xhaferraj Alumin u ofron klientëve produkte cilësore dhe inovative të certifikuara në bazë të standardeve europiane si: tenda Pergola, tenda Bioklimatike, tenda Rolling roof, Bio Pergola, sisteme të shumëllojshme xhami, kangjella alumini katrore dhe rrethore, kompozit panel, plexiglass, polikarbonat si edhe aksesorë të ndryshëm.