Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Inxhinier Elektrik

Tirane, Shqipëri 09-10-2026 edhe 20 ditë

Tirane

HR-STUDIO
kërkon të punësojë:

INXHINIER ELEKTRIK

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
  • Pozicioni është i hapur për kandidatë me ose pa eksperiencë pune.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120559
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Elektrik
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
09-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

HR Studio po kërkon një Inxhinier/e Elektrik/e për një kompani që operon në sektorin energjetik. Pozicioni është i hapur si për kandidatë me eksperiencë, ashtu edhe për inxhinierë të sapodiplomuar, të cilët dëshirojnë të zhvillohen profesionalisht dhe të përfshihen në projekte konkrete.


Detyrat

  • Përfshirja në projektimin dhe zbatimin e projekteve elektrike.
  • Asistimi në projektimin dhe dimensionimin e impianteve fotovoltaike.
  • Përgatitja dhe përditësimi i vizatimeve, skemave dhe dokumentacionit teknik.
  • Leximi dhe interpretimi i projekteve dhe skemave elektrike.
  • Ndjekja e punimeve dhe instalimeve elektrike në terren.
  • Mbështetja në përgatitjen e preventivave, specifikimeve dhe listave të materialeve.
  • Përfshirja në proceset e prokurimit të materialeve dhe pajisjeve elektrike, kërkimin e ofertave dhe krahasimin e tyre.
  • Bashkëpunimi me ekipet e projektimit, prokurimeve dhe zbatimit.
  • Monitorimi i ecurisë së punimeve dhe raportimi mbi problematikat teknike.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
  • Pozicioni është i hapur për kandidatë me ose pa eksperiencë pune.
  • Preferohen kandidatë që kanë njohuri, eksperiencë fillestare ose praktikë/internship në procese prokurimi, veçanërisht për materiale dhe pajisje elektrike/teknike.
  • Praktika profesionale pranë kompanive ose institucioneve të sektorit energjetik përbën avantazh.
  • Njohuri bazë mbi sistemet elektrike, instalimet dhe leximin e skemave teknike.
  • Njohuritë mbi sistemet fotovoltaike dhe energjinë e rinovueshme vlerësohen.
  • Aftësi analitike, organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Dëshirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht në sektorin energjetik.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Apliko:
Dërgo CV-në në [email protected]
+355 69 45 04 920


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


HR-Studio

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimin
e marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.
E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe rol ndërmjetësimi (PR) për partnerë që kërkojnë cilësi, efikasitet dhe transparencë.Me ekspertizë, pasion dhe vizion të qartë, HR Studio është më shumë se një konsulencë, është partneri juaj strategjik për të ndërtuar ekipe më të forta dhe kultura të shëndetshme pune .