Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Trade Marketing Executive

Tirane, Shqipëri 08-10-2026 edhe 19 ditë

Tirane

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP
kërkon të punësojë:

TRADE MARKETING EXECUTIVE

  • Eksperiencë pune në FMCG në role të trade marketing, marketingut apo shitjeve; eksperienca konkrete në aktivitete në terren (merchandising, aktivizime, evente) konsiderohet avantazh i madh.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120516
Kategoria e Punës / Profesioni:
Specialist Marketingu
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
08-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri shpall vakant pozicionin: Trade Marketing Executive

Trade Marketing Executive (TME) është përgjegjës për zbatimin e planeve të trade marketing-ut dhe mbështetjen e arritjes së objektivave të volumit, të ardhurave dhe shpërndarjes për markat e Eurolab në tregjet që mbulon. Ai/Ajo është përgjegjës/e për zhvillimin e markave në të gjitha kanalet, zbatimin e lançimeve të produkteve, programeve të besnikërisë, planegrameve, përdorimin e POSM-ve dhe programeve të tjera specifike tregtare të miratuara.


Detyrat

  • Planifikimi i trade marketing-ut
  • Zbaton strategjitë e markave në tregjet përkatëse, duke përgatitur planet vjetore të trade marketing-ut jo më vonë se muaji dhjetor i çdo viti. Planet dakordësohen me Brand Managers dhe Departamentin e Shitjeve dhe miratohen nga line manager-i.
  • Aktivitete dhe programe trade marketing
  • Harton dhe përgatit aktivitete dhe programe të trade marketing-ut bazuar në strategjinë e markës dhe planet për tregun/tregjet që mbulon. Siguron komunikimin dhe mirëkuptimin e plotë të aktiviteteve nga të gjitha palët e përfshira në ekzekutim (shitje, logjistikë, finance, trade, marketing, etj.).
  • Ekzekutimi në terren
  • Siguron zbatimin korrekt dhe në kohë të aktiviteteve dhe programeve të miratuara; koordinon, udhëzon dhe kontrollon Field Force dhe kontraktorët gjatë ekzekutimit; ndërmerr masa korrigjuese kur është e nevojshme për të garantuar standardin dhe qëllimet e aktiviteteve.
  • Brand awareness & zhvillimi i markave
  • Drejton programet dhe aktivitetet që rrisin njohjen, preferencën dhe vizibilitetin e markave në kategori të ndryshme, produkte dhe kanale (horeca, retail, modern trade etj.), duke siguruar përputhje me strategjitë e brand-it dhe udhëzimet e furnitorëve.
  • Materialet promocionale (POSM)
  • Identifikon furnitorë potencialë për POSM, i referon tek departamenti i prokurimit dhe ndjek procesin e dizajnit, prodhimit, administrimit, vendosjes në treg dhe mirëmbajtjes së tyre.
  • Përgatit dhe zbaton planogramet dhe siguron nënshkrimin e kontratave me pikat e shitjes për vendosjen e POSM-ve.
  • Është përgjegjës për ndjekjen dhe përditësimin e inventarit të POSM-ve në treg dhe në magazinë.
  • Të dhënat tregtare dhe analiza
  • Mbledh të dhëna mbi tendencat e industrisë, kategorive dhe kanaleve të shitjes; analizon rezultatet e aktiviteteve, performancën sipas kanalit/klientit dhe propozon veprime konkrete të trade marketing-ut tek line manager-i dhe ekipet përkatëse.
  • Raportimi & prezantimet
  • Përgatit raporte mujore sipas udhëzimeve të line manager-it (raport aktivitetesh, përdorim POSM, zhvillim kanalesh, trende tregu, etj.), si dhe raporte ad-hoc sipas nevojës.
  • Raportet mujore dorëzohen deri më datë 5 të muajit pasardhës.
  • Prezanton vlerësimin e programeve/aktiviteteve të implementuara çdo muaj, ose jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të aktivitetit/projektit.
  • Detyra të tjera
  • Kryen detyra të tjera sipas nevojave të kompanisë, brenda fushëveprimit të kontratës dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare (preferohet në Marketing, Administrim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme).
  • Eksperiencë pune në FMCG në role të trade marketing, marketingut apo shitjeve; eksperienca konkrete në aktivitete në terren (merchandising, aktivizime, evente) konsiderohet avantazh i madh.
  • Njohuri shumë të mira të MS Office, veçanërisht Excel (buxhete, raporte, analiza) dhe PowerPoint (prezantime).
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze; njohja e një gjuhe tjetër të BE-së është avantazh.
  • Leje drejtimi (kategoria B) dhe gatishmëri për lëvizje të shpeshta në terren.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Te interesuarit mund te kontaktojne ne [email protected] ose ne nr. 0697095401


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.eurolabinternacional.com


Eurolab Internacional Grup

EUROLAB është themeluar si nje kompani tregtare private e organizuar si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (shpk). Aktivitetin e saj tregtar e ka filluar në vitin 1995,  si një ndër kompanitë e para të importit dhe distribucionit në Shqipëri. Si rezultat i përpjekjeve që filluan me modesti 25 vjet më parë, por që u fuqizuan ndër vite, sot EUROLAB përfaqëson një standard të avancuar biznesi dhe është një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, me zgjerim të shpejtë në rajon.

Portofoli i EUROLAB sot, numëron mbi 1,000 marka premium ndërkombëtare

Thelbi i biznesit është Importi, Distribucioni, Shitja me fokus në kanalet e Tregtisë On/Off si dhe ato moderne: KA and E-commerce.

 


INFORMACIONE KONTAKTI