MAGAZINIER
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet profili ekonomik.
- Të ketë minimalisht 1 (një) vit eksperiencë.
- Të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike.
- Të ketë aftësi shumë të mira drejtuese dhe organizative.
Dimal INC është një kompani e hapur rishtazi në përpunimin e produkteve të mishit kërkon të punësojë: Magazinier.
Tek Dimal INC, ne vlerësojmë talentin dhe besojmë se është kyç për suksesin tonë. Ftojmë të gjithë ata që kanë pasion inovacionin dhe cilësinë të bashkohen me ekipin tonë dhe të ndihmojnë në misionin tonë për të sjellë më të mirat në tryezat e shqiptarëve.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën:[email protected] ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0688030934
Vetëm kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen për interviste pranë zyrave të kompanisë.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneThemeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i vëllezërve Goxha për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.
Filozofia e DIMAL INC qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, autenticitetit dhe teknologjisë së avancuar. Ekipi ynë, i përbërë nga teknologë, konsulentë, menaxherë prodhimi, etj., është i dedikuar për të ofruar produkte cilësore sipas standardeve europiane. Me ndihmën e teknologjive më
moderne dhe metodave inovative, ne garantojmë më të mirën për konsumatorët tanë. DIMAL INC është futur bindshëm në treg me një gamë të
gjerë produktesh ku përfshihen: portofoli i produkteve të freskëta, portofoli i produkteve të ngrira dhe produktet e sallamerisë. Në DIMAL INC, e shkuara dhe e ardhmja janë shtyllat e forta mbi të cilat ne mbështetemi për të sjellë produkte inovative me shije autentike, me qëllimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së çdo konsumatori. Slogani ynë “pasion dhe shije” përfaqëson mënyrën se si punojmë dhe përshkruan veçantinë e produkteve që prodhojmë. Ekipet tona punojnë me pasion për të sjellë pranë çdo familjeje produkte që karakterizohen nga shija unike.