Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Inxhinier Civil

Vlore, Shqipëri 25-09-2026 edhe 6 ditë

Vlore

BALFIN CONSTRUCTION
kërkon të punësojë:

INXHINIER CIVIL

  • Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi;
  • Të paktën 5 vite eksperiencë pune në punime ndërtimore;

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120468
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
25-09-2026
Vendodhja:
Vlore, Shqipëri

Përshkrimi

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Civil zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe mbikëqyr realizimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, KTZ-të, legjislacionin në fuqi, si dhe kërkesat për shëndetin dhe sigurinë në punë.


Detyrat

  • Verifikon përputhshmërinë e projektit dhe detajet teknike, duke identifikuar mospërputhjet ndërmjet projekteve arkitektonike, konstruktive, KUZ dhe KUB, si dhe infrastrukturës inxhinierike nëntokësore. Shqyrton detajet dhe propozon zgjidhje teknike për zbatimin e tyre, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementeve të ndryshme;
  • Hartojnë dhe monitoron grafikun e punimeve, në përputhje me projektin dhe planin organizativ;
  • Përgatit dhe verifikon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në kantier, përfshirë procesverbalet, librezat e masave, raportet e progresit të punimeve, dokumentacionin e piketimit dhe procesverbalet e inspektimeve, etj.;
  • Monitoron cilësinë dhe çështjet e sigurisë në kantier, duke siguruar zbatimin e të gjitha kërkesave në përputhje me standardet e menaxhimit QA/QC dhe HSE, si dhe rregullat dhe kërkesat ligjore në fuqi;
  • Mbikëqyr nënkontraktorët dhe merr masat e nevojshme për garantimin e përmbushjes së kërkesave ligjore dhe teknike për sigurinë në kantier;
  • Monitoron cilësinë e lëndëve të para dhe materialeve të sjella në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
  • Miraton materialet për përdorim në kantier, në përputhje me kërkesat dhe specifikimet e projektit;
  • Siguron që zbatimi i punimeve të jetë në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së Kompanisë;
  • Kryen pranimin e punimeve të përfunduara dhe inspektime periodike për verifikimin e cilësisë dhe përputhshmërisë së tyre;
  • Përgatit listat e mangësive (Snag List) dhe evidenton punimet me defekte ose të papërfunduara, si pjesë e procesit të kolaudimit dhe vënies në funksionim;
  • Siguron zbatimin rigoroz të marrëveshjeve dhe kontratave me kontraktorët;
  • Siguron respektimin rigoroz të rregulloreve teknike dhe politikave të Kompanisë për kodin e veshjes;
  • Përgatit dosjet e cilësisë për materiale specifike të importuara, të cilat nuk mund të analizohen në laboratorët e Kompanisë;
  • Siguron zbatimin cilësor të proceseve të ndryshme teknologjike gjatë realizimit të punimeve;
  • Organizon dhe koordinon stafin në varësi, përfshirë teknikët, përgjegjësit e punimeve, hidraulikët, elektricistët dhe topografët, për aktivitetet në kantier;
  • Mbikëqyr realizimin e punimeve, planifikon frontet e punës për proceset dhe kontraktorët e ndryshëm dhe koordinon grafikun e punimeve ndërmjet kontraktorëve në rastet kur aktivitetet e tyre mbivendosen në faza të caktuara;
  • Identifikon nevojat për materiale dhe siguron administrimin e tyre të përshtatshëm, si dhe administrimin efektiv të makinerive dhe fuqisë punëtore;
  • Përgatit raporte ditore dhe javore mbi problematikat, ecurinë dhe progresin e projektit;
  • Kryen kontroll periodik të kostove, në përputhje me buxhetin e miratuar;
  • Identifikon, planifikon dhe llogarit volumet e punimeve të parashikuara në buxhet, si dhe volumet e punimeve të reja ose të paparashikuara.

Kualifikimet

  • Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi;
  • Të paktën 5 vite eksperiencë pune në punime ndërtimore;
  • Aftësi për të lexuar, kuptuar dhe interpretuar projektet MEP, si dhe për të koordinuar punimet me disiplinat përkatëse;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe interpretuar projektet, korrespondencën e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike, të lidhura me projektet e ndërtimit;
  • Aftësi për të paraqitur në mënyrë efektive problematikat, si dhe aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar dhe të përgatitjes së raporteve;
  • Njohuri të mira mbi parimet dhe praktikat e përdorimit të programeve kompjuterike, veçanërisht AutoCAD, Excel, MS Project, Revit, etj.

Shënime


Çfarë Ofrojmë:

  • Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
  • Ditë shtesë pushimi.
  • Shpërblime dhe vlerësime për performancën.

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në link. Afati i dorëzimit: 25.09.2026

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim në faqen e kompanisë
  • Klikoni Aplikoni .
  • Do të ridrejtoheni në faqen zyrtare të kompanisë për të përfunduar aplikimin.
  • Ndiqni udhëzimet e kompanisë për të dërguar aplikimin.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.balfinconstruction.al


Balfin Construction

Shoqëria Balfin Construction, një prej kompanive kryesore të zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri e rajon, ofron ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese. E themeluar në vitin 2002, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale e kulturore dhe ndërtime infrastrukturore. Balfin Construction është pjesë e grupit më të madh të investimeve në Shqipëri e rajon: Grupit BALFIN. Puna në Balfin Construction  është e përqëndruar në një marrëdhënie besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë bashkëpunëtorët dhe klientët, duke u kujdesur për interesat dhe mirëqënien e të gjithëve. Kompania u vjen në ndihmë klientëve nëpërmjet programit të financimit, ndërsa për bashkëpunëtorët ofron një përfshirje të vazhdueshme në sukseset dhe arritjet e saj. Progresi i vazhdueshëm, investimet bashkëkohore, si dhe programet e përparuara në zhvillim, sigurojnë motivim për të gjithë stafin


INFORMACIONE KONTAKTI