STORE MERCHANDISER
- Minimumi 2 vite eksperiencë në shitje/retail.
- Njohuri bazë të Microsoft Office.
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
Kid Zone shpk, një kompani e njohur retail që operon në Shqipëri që prej vitit 2011 si pjesë e BALFIN Group, ofron një gamë të gjerë me mbi 30,000 produkte, duke u bërë një markë e konsoliduar që plotëson nevojat e të gjitha grupmoshave. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, JUMBO njihet për produkte me cilësi evropiane, shumëllojshmëri të gjerë dhe çmime konkurruese.
Balkan Finance Investment Group (BALFIN) është një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. BALFIN Group operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, duke punësuar rreth 5,000 persona. Aktivitetet e tij përfshijnë pasuritë e paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, bankën, menaxhimin e aseteve, median, arsimin dhe logjistikën. BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke ndikuar pozitivisht në komunitete përmes zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Store Merchandiser
Departamenti: Retail
Raporton tek: Menaxher Dyqani
Vendndodhja: TEG
Përmbledhje e Pozicionit:
Store Merchandiser është përgjegjës për zbatimin dhe mirëmbajtjen e standardeve të ekspozimit dhe organizimit të produkteve në dyqan. Pozicioni siguron një prezantim tërheqës dhe funksional të produkteve, monitoron stokun dhe hapësirat e ekspozimit, si dhe bashkëpunon me ekipin për të përmirësuar eksperiencën e klientit dhe performancën e shitjeve.
Aftësitë
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën: [email protected]
Afati i aplikimit: 28/09/2026
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë në përputhje me ligjin nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneJUMBO eshte nje nga dyqanet me te suksesshme te shitjes me pakice ne Tirane te pozicionuara ne 2 qendrat tregtare TEG dhe QTU. Keta dyqane tregtojne ne ambientet e tyre artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, kancelari, libra,veshje dhe pajisje te ndryshme per shtepine tuaj.