AGJENT SHITJE - PASURI TE PALUAJTSHME
- I orientuar drejt rezultateve dhe arritjes së targeteve;
- Komunikues dhe me aftësi të shkëlqyera prezantimi;
- I aftë në negocim dhe mbylljen e marrëveshjeve;
BOLV GROUP është krenar për 35 vite arritje të qëndrueshme, duke u konsoliduar si një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në Shqipëri.
Nëse dëshironi të zhvilloni karrierën tuaj në një ambient profesional, dinamik dhe me standarde të larta pune, BOLV GROUP është vendi i duhur per ju!
BOLV Group është në kërkim të një Agjenti Shitjesh – Pasuri të Paluajtshme, per t’ju bashkuar ekipit tonë të shitjeve të KASHARI CENTER.
Agjenti do të jetë përgjegjës për promovimin dhe shitjen e apartamenteve identifikimin dhe zhvillimin e klientëve potencialë, ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe ndjekjen e procesit të shitjes nga kontakti i parë deri në finalizimin e transaksionit.
Kërkojmë një profesionist energjik, ambicioz, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve, me aftësi të forta në shitje, negocim dhe ndërtimin e marrëdhënieve me klientët.
Në BOLV Group besojmë se rezultatet e shkëlqyera ndërtohen nga njerëz të motivuar dhe të talentuar.
Për këtë pozicion ofrojmë:
Kandidati ideal duhet të jetë:
Bëhu pjesë e BOLV Group!
Nëse je ambicioz, i orientuar drejt rezultateve dhe beson se suksesi në shitje ndërtohet mbi profesionalizmin, besimin dhe marrëdhëniet e forta me klientët, atëherë duam të të njohim.
Apliko tani ose rekomando një profesionist që i përshtatet këtij profili.
Dërgo CV-në tënde në: [email protected] duke specifikuar në subjektin e emailit "Agjent Shitje", ose ne website: www.BolvGroup.com
Aplikimet do të pranohen deri në datën: 30 Shtator 2026
Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.
*Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur të dhënat personale të përfshira në aplikimin tuaj për qëllime rekrutimi, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneBolv-Oil është një shoqëri lider në tregëtimin me shumicë të Lëndeve djegëse (Gazoil 10ppm, Benzine pa plumb, Solar, Mazut, Lende djegese per kaldaja). Bolv-oil ka të shpërndarë në të gjithë territorin e Rep. së Shqipërisë 35 pika karburanti (tregëtim me pakice I naftës, benzinës dhe gazit), duke u dhënë mundësi klientëve tonë për furnizin në cdo kohë dhe në cdo vend. Cilësia e produktit që ofrojmë, korrektësia dhe shërbimi janë pikat më të forta të kompanisë Bolv-oil.