SPECIALIST MONTIMI
- Eksperiencë në montimin e sistemeve të aluminit, fasadave ose punimeve të ngjashme (specialist).
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në terren.
Alupasion sh.p.k. kërkon të shtojë në ekip një Specialist Montimi në Terren, i cili do të angazhohet në montimin e sistemeve të aluminit dhe xhamit në projekte rezidenciale, komerciale dhe industriale.
Kandidati do të punojë në kantier, në bashkëpunim me ekipin teknik dhe të prodhimit, për të siguruar montim cilësor, të saktë dhe në përputhje me specifikimet e projektit.
Kandidatet e interesuar te kontaktojne ne email :[email protected] ose ne numrin e tel:+355 69 203 6437
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneAlupasion sh.p.k. është një kompani shqiptare me mbi 30 vite eksperiencë në projektimin, prodhimin dhe zbatimin e sistemeve të aluminit dhe xhamit për ndërtime rezidenciale, komerciale dhe industriale.
E themeluar në Vlorë në vitin 1996, kompania zhvillon dhe realizon një gamë të gjerë zgjidhjesh, duke përfshirë dritare alumini, fasada xhami, sisteme grilash, veshje me Alucobond, parapeta xhami, porta industriale dhe sisteme të tjera arkitekturore. Në bashkëpunim me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, Alupasion kombinon ekspertizën teknike me standardet europiane të cilësisë, duke ofruar zgjidhje të besueshme dhe të qëndrueshme për çdo projekt.
Alupasion prodhon dhe distribuon në Shqipëri sistemin e kutisë së grilës me poliuretan dhe sistemet e parapeteve prej xhami, duke investuar vazhdimisht në zhvillimin e produkteve të reja, inovacionin teknik dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve të saj.