Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Inxhinier Elektrik

Tirane, Shqipëri 01-10-2026 edhe 12 ditë

Tirane

ARLIS CONSTRUCTION SHPK
kërkon të punësojë:

INXHINIER ELEKTRIK

  • Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Elektirike, Universiteti i Tiranës.
  • Ekseriecë pune, jo më pak se 7 (shtatë) vite.
  • E preferueshme eksperienca në sistemet Data dhe IT.
  • Liçense projektimi.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120193
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Elektrik
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
7 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
01-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Ne jemi ARLIS CONSTRUCTION part of ARMAAR GROUP, nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtrirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Inxhinier Elektrik.

Pozicioni: Inxhinier Elektrik

Departamenti: Teknik në zbatim

Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit:

Inxhinieri Elektrik koordinon, projekton dhe zbaton të gjitha punimet elektrike, si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit në kantier. Mbikëqyr instalimin e të gjitha sistemeve elektrike të përfshira në projekt. Planifikon dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.


Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në të gjitha fazat, që nga projekt-ideja, implementimi dhe kolaudimi i objekteve;
  • Organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të parapërcaktuara në projekt;
  • Rishikon dhe/ose harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin mujor ose total;
  • Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve elektrikë vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentin e prokurimeve për mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktorin e përshtatshëm;
  • Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore dhe aprovon gjithmon materialet qe do te implementohen ne objekt;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
  • Mbikëqyr dhe mirëmbanë në mënyrë periodike sistemin e instalimeve elektrike gjatë fazës të shfrytëzimit nga shoqëria të objektit;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
  • Përgatit dosjen për leje në institucionet përkatëse, në kohën e duhur në bashkëpunim me departamentin teknik;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga supervizorët përkatës;

Kualifikimet

Edukumi dhe Kualifikimet

  • Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Elektirike, Universiteti i Tiranës
  • Ekseriecë pune, jo më pak se 7 (shtatë) vite
  • E preferueshme eksperienca në sistemet Data dhe IT, sistemet e monitorimit CCTV, sistemet e zjarrit dhe kundra vjedhjes dhe HSSE, HVAC;
  • Liçense projektimi;
  • Aftësi të mira në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve elektrike;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira të të punuarit në grup dhe me deadline;
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e përgjithshëm të projektit
  • Eksperiencë në CAD dhe MS, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhe specifikimet teknike.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kërkesat e lartpërmendura luten të dergojne CV-në e tyre në adresën e email: [email protected] me subjekt: “Inxhinier Elektrik”.

SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

“Armaar Group” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues dhe mundesi rritje profesionale dhe personale.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Suksese!


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
https://arlis.al/


Arlis Construction shpk

Arlis Construction shpk është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit dhe investimit në projektet zhvilluese.

Aktiviteti i kompanisë daton në vitin 2008 me kontribut në disa rezidenca banimi dhe investime sociale të mirënjohura në kryeqytet.

Arlis Ndërtim është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit social dhe atij ekonomik. 


INFORMACIONE KONTAKTI