Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Menaxher/e Projekti

Tirane, Shqipëri 01-10-2026 edhe 12 ditë

Tirane

AGIKONS
kërkon të punësojë:

MENAXHER/E PROJEKTI

  • Te kete mbaruar Fakultetin Inxhinieri Mekanike, Ndertimi ,Hidro, Inxhinieri Ekonomike, ose fusha te tjera te inxhinierise.
  • Te kete te pakten 5 vjet eksperience pune dhe preferohet ne sektorin e ndertimit e/ose prodhimit.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120159
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
01-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë. Ne jemi në kërkim të një Menaxher/e Projekti.


Detyrat

  • Të garantoje qe te gjitha porosite e klienteve qe pranohen per ekzekutim ose per ofertim te trajtohen sipas afateve dhe rregullave te kompanise ne kohe dhe cilesi.
  • Te planifikojë, te ndjeke dhe siguroje ekzekutimin ne kohen, koston, dhe cilesine e duhur, te percaktuar ne projekt dhe preventiv.
  • Te planifikoje dhe te sigurohet qe nga zyra e prokurimeve te kryhen procedurat e duhura ne kohen, koston, dhe cilesine e duhur sipas kerkesave qe percillen
  • Te certifikoje porosite e materialeve qe realizohen bazuar ne projektin dhe preventivin perkates.
  • Duhet te realizoje kontrolle me zgjedhje per tu siguruar per cilesine
  • Duhet te siguroje, perpunoje, interpretoje, dhe percjelle ne sektoret e nevojshem ne kohen e duhur informacionin teknik dhe financiar
  • Të planifikoje dhe detajoje plane 3 dhe 6 mujore me objektiva konkrete rritjen e cilesise, shtimin dhe permiresimin e procedurave.
  • Te zbatoje strategji dhe vleresime per te reduktuar dhe kontrolluar me mire kostot.
  • Te perfaqesoje kompanine me pale te treta per temat qe kane lidhje me projektet qe do ndjeke.
  • Te mbikqyre dhe te siguroje, raportoje dhe mbaje pergjegjesi edhe per performancen e ekipit/stafit.
  • Te raportoje perpara investitorit dhe CEO te kompanise ne menyre periodike.
  • Duke bashkepunuar me sektorin e prokurimit te percjelle sa here te jete e nevojshme ose minimalisht periodikisht cdo 6 muaj paketa prokurimi ne menyre qe te zhvillohen fushata prokurimi periodike sipas nevojave per produkte te kompanise dhe te projekteve te vecanta, si dhe fushata periodike kontrolli te kushteve te tregut dhe cilesi dhe cmim te materialeve qe po blihen sipas kontratave ekzistuse.
  • Pas fushatave te prokurimit te finalizoje dhe te ndjeke lidhjen e kontrates ose rishikimi e kushteve me furnitore te rinj ose ekzistues.

Kualifikimet

  • Te kete mbaruar Fakultetin Inxhinieri Mekanike, Ndertimi ,Hidro, Inxhinieri Ekonomike, ose fusha te tjera te inxhinierise.
  • Te kete te pakten 5 vjet eksperience pune dhe preferohet ne sektorin e ndertimit e/ose prodhimit.
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes Angleze.
  • Te kete njohuri shume te mira rreth dokumentacioneve Teknik dhe tekniko-financiar.
  • Te kete aftesi menaxheriale ne komunikim, ne blerje e shitje, ne ndertimin dhe ndjekjen e zbatimit te kontratave etj.
  • Te perdore mire programet baze te paketes Office, dhe AUTOCAD.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: [email protected]

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.agikons.com


Agikons

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin.

Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.


INFORMACIONE KONTAKTI