Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Inxhinier/e Kostoist/Preventivues

Tirane, Shqipëri 30-09-2026 edhe 11 ditë

Tirane

ARLIS CONSTRUCTION SHPK
kërkon të punësojë:

INXHINIER/E KOSTOIST/PREVENTIVUES

  • Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi, e preferueshme Profili Strukturë.
  • Eksperiencë si inxhinier ndertimi mbi 7 vite dhe eksperience ti preventivues ose kontrollues kostosh mbi 4 vite.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120115
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
10+ vite eksperiencë
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
30-09-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Ne jemi ARMAAR GROUP, nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtrirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Inxhinier/e Kostoist.

Pozicioni: Inxhinier/e Kostoist/Preventivues

Departamenti: Teknik

Vendodhja: Eyes of Tirana

Përmbledhja e pozicionit:

Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore, por jo vetem, ndjekjen e kostos së përgjithshme të objekteve midis departamentit te tij,departamentit teknik dhe financë, hartimin e preventivave si dhe çmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë të mundshme gjate realizimit te objektit.


Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitja e Situacioneve mujore, librezës së masave, analizës së çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet, ne bashkepunim me drejtuesit e kantiereve;
  • Zberthen ne sasi dhe vlere punimet e situacionuara;
  • Ben zberthimin e preventivave dhe nxjer normat e punes;
  • Ndjek ecurinë e punimeve ne raport me grafikun;
  • Ndjekjen e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve me Drejtuesin e kantierit, drejtorin ekzekutiv dhe dep. finance;
  • Rakordim mujor/javor (sipas kërkesave) me Departamentin e Financës për inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
  • Harton analizat teknike te zerave te punes bazuar ne çmimet e materialeve;
  • Harton norma pune dhe llogarit kostot e materialeve;
  • Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor me asistencë të Departamentit të Finances në rast nevoje;
  • Përpilimin dhe hartimin e preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania;
  • Kontrollin e preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga bashkepunetoret;
  • Raportimi i kostos ne menyre peridike;
  • Kontroll te tregut për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët ne bashkepunim me dep. e prokurimeve, për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventiv.
  • Në bazë të informacioneve të mësipërme të krijojë librin e normave të kantierit dhe të bëjë azhornimin e vazhdueshëm të tij, deri në mbylljen e kantierit.
  • Asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor/vjetor ose të pëgjithshëm të një projekti
  • Kontrolli mujor fizik i Inventareve për materialet e ndërtimit;
  • Hartimi/asistencë për preventivat dhe situacionet për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare;
  • Detyra te tjera qe mund ti kerkohen.

Kualifikimet

Edukumi dhe Kualifikimet

  • Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi, e preferueshme Profili Strukturë;
  • Eksperiencë si inxhinier ndertimi mbi 7 vite dhe eksperience ti preventivues ose kontrollues kostosh mbi 4 vite, e preferueshme ne ndërtime civile;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet minimale fiskale;
  • I/E aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Të zoteroje programet bazë Office 365 dhe e preferueshme njohuri ne programin AUTOCAD;
  • Aftësi shume te mira komunikuese dhe te punes ne grup si dhe respektim max per deadline;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime në kohë.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kërkesat e lartpërmendura luten të dergojne CV-në e tyre në adresën e email: ; [email protected]. me subjekt: “Inxhinier Kostoist/Preventivues

Shënim: Do të thirren për interviste vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e lartpërmendura dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamneti i Burimeve Njerëzore.

“Armaar Group” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues dhe mundesi rritje profesionale dhe personale.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Suksese!


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
https://arlis.al/


Arlis Construction shpk

Arlis Construction shpk është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit dhe investimit në projektet zhvilluese.

Aktiviteti i kompanisë daton në vitin 2008 me kontribut në disa rezidenca banimi dhe investime sociale të mirënjohura në kryeqytet.

Arlis Ndërtim është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit social dhe atij ekonomik. 


INFORMACIONE KONTAKTI