Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Këshillues Klienti- Neptun Don Bosko

Tirane, Shqipëri 29-09-2026 edhe 10 ditë

Tirane

NEPTUN SHPK
kërkon të punësojë:

KËSHILLUES KLIENTI- NEPTUN DON BOSKO

  • Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin.
  • I/E sjellshëm dhe me vetëbesim.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120018
Kategoria e Punës / Profesioni:
Përfaqësues Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
29-09-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Këshillues Klienti Neptun Don Bosko

Departmenti: Retail

Vendodhja: Tiranë

Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe të mirëmbajë hapësirën që ka nën përgjegjësi.


Detyrat

  • Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj.
  • Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë.
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj.
  • Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj.
  • Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj.
  • Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë.
  • Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj.
  • Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve nën përgjegjësin e tij/saj.
  • Realizimi i inventarëve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve.

Kualifikimet

  • Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh).
  • Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin.
  • I/E sjellshëm dhe me vetëbesim.
  • I/E gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese.
  • Te jetë kreativ.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën [email protected] ose në numrin e kontaktit +355689000089/+355697069568.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.neptun.al


Neptun shpk

 

“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse.

Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :


Neptun ndihmon njerëzit të përmirësojnë standartin e jetesës së tyre. Neptun sjell ndryshime pozitive për individët dhe familjet përmes gamës së gjerë të produkteve elektro-shtepiake; një rrjeti të konsoliduar shitjesh; mbështetjes së vazhdueshme nëpërmjet shërbimit si dhe punonjësve të kualifikuar e të përkushtuar.


INFORMACIONE KONTAKTI