INXHINIER GJEODET JUNIOR
- 0–2 vjet përvojë pune; përvoja praktike gjatë studimeve përbën avantazh;
- Njohuri bazë të GNSS/RTK, stacioneve totale;
- Njohje fillestare e AutoCAD Civil 3D;
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Gjeodet Junior është pjesë e ekipit të matjeve gjeodezike në kryerjen e detyrave në terren dhe në zyrë, nën mbikëqyrjen e një gjeodeti të lartë. Roli është i përshtatshëm për dikë që dëshiron të zhvillojë ekspertizë praktike në matje topografike, përpunim të dhënash dhe përdorim të softuerëve gjeodezikë, duke fituar përvojë graduale drejt pavarësisë profesionale.
Edukimi: Diplomë (Bachelor) në Gjeodezi, Gjeomatikë.
Kërkesat e pozicionit:
Çfarë Ofrojmë:
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në brenda datës 7 shtator 2026.
Pas përfundimit të proçesit të përzgjedhjes, do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneShoqëria Balfin Construction, një prej kompanive kryesore të zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri e rajon, ofron ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese. E themeluar në vitin 2002, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale e kulturore dhe ndërtime infrastrukturore. Balfin Construction është pjesë e grupit më të madh të investimeve në Shqipëri e rajon: Grupit BALFIN. Puna në Balfin Construction është e përqëndruar në një marrëdhënie besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë bashkëpunëtorët dhe klientët, duke u kujdesur për interesat dhe mirëqënien e të gjithëve. Kompania u vjen në ndihmë klientëve nëpërmjet programit të financimit, ndërsa për bashkëpunëtorët ofron një përfshirje të vazhdueshme në sukseset dhe arritjet e saj. Progresi i vazhdueshëm, investimet bashkëkohore, si dhe programet e përparuara në zhvillim, sigurojnë motivim për të gjithë stafin