TEKNIK NDËRTIMI
- Shkollë e mesme teknike në ndërtim;
- Minimumi 10 vite eksperiencë pune në zbatim projekti;
- Njohje të KTZ dhe leximit të projekteve;
Ne jemi ARMAAR GROUP, nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtrirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Teknik Ndertimi
Pozicioni: Teknik Ndërtimi
Departamenti: Teknik në zbatim
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Tekniku i Ndërtimit është përgjegjës për ndjekjen dhe mbikëqyrjen e punimeve në kantier, kontrollin e cilësisë së punimeve, koordinimin me stafin teknik dhe zbatimin korrekt të projekteve sipas standardeve të kompanisë. Kandidati duhet të ketë njohuri teknike në ndërtim, aftësi organizative dhe përgjegjësi në menaxhimin e proceseve të punës.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, luten të dërgojnë CV-në e tyre në adresen e email: [email protected] me subjekt: “TEKNIK NDËRTIMI”., ose kontaktoni ne nr e cel. 355 69 40 56 466.
SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
“Armaar Group” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues, mundesi rritje profesionale e personale dhe pagesa shume konkurruese.
Suksese!
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneArlis Construction shpk është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit dhe investimit në projektet zhvilluese.
Aktiviteti i kompanisë daton në vitin 2008 me kontribut në disa rezidenca banimi dhe investime sociale të mirënjohura në kryeqytet.
Arlis Ndërtim është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit social dhe atij ekonomik.