Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Brand & Marketing Manager / Merchandising Manager

Tirane, Shqipëri 28-09-2026 edhe 9 ditë

Tirane

HR-STUDIO
kërkon të punësojë:

BRAND & MARKETING MANAGER / MERCHANDISING MANAGER

  • Eksperiencë e mëparshme në Brand Management, Marketing, Trade Marketing dhe/ose Merchandising.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
119985
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Marketingu
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
28-09-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

HR Studio po kërkon për një nga kompanitë partnere një Brand & Marketing Manager / Merchandising Manager, një profil me eksperiencë në zhvillimin e markës, marketing dhe merchandising, e aftë të ndërthurë kreativitetin me orientimin komercial dhe rezultatet në shitje.


Detyrat

  • Harton dhe zbaton strategjinë e marketingut dhe pozicionimit të brandit në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Menaxhon identitetin, imazhin dhe standardet e komunikimit të markës në të gjitha kanalet.
  • Planifikon dhe koordinon fushatat e marketingut, promocionet, lançimet dhe aktivitetet e brandit.
  • Menaxhon merchandising dhe visual merchandising, duke garantuar prezantimin dhe ekspozimin sa më efektiv të produkteve.
  • Monitoron performancën e produkteve, kategorive dhe promocioneve dhe propozon iniciativa për rritjen e shitjeve.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipin e shitjeve për zhvillimin e aktiviteteve të marketingut me impakt komercial.
  • Analizon tregun, konkurrencën, tendencat dhe sjelljen e konsumatorit.
  • Koordinon përgatitjen e materialeve promocionale, katalogëve, POS materials dhe elementëve vizualë të brandit.
  • Menaxhon marrëdhëniet me agjencitë, furnitorët dhe partnerët e jashtëm.
  • Monitoron buxhetin e marketingut dhe efektivitetin e aktiviteteve të realizuara.
  • Përgatit raporte periodike dhe rekomandime për zhvillimin e mëtejshëm të brandit.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë në Marketing, Menaxhim, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në Brand Management, Marketing, Trade Marketing dhe/ose Merchandising.
  • Njohuri të mira mbi Visual Merchandising dhe mënyrën e prezantimit të produktit.
  • Aftësi për të analizuar performancën e shitjeve dhe aktivitetet e marketingut.
  • Kreativitet, iniciativë dhe orientim të fortë drejt rezultateve.
  • Aftësi shumë të mira organizative, komunikuese dhe negociuese.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte dhe prioritete paralelisht.
  • Te zoteroje patente.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfarë ofrojmë​

  • Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe profilin e kandidatit.
  • Mundësi reale për të pasur ndikim në zhvillimin dhe pozicionimin e brandit.
  • Hapësirë për të propozuar dhe implementuar ide dhe iniciativa të reja.
  • Përfshirje direkte në projekte strategjike të marketingut dhe zhvillimit komercial.
  • Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje brenda kompanisë.
  • Stabilitet dhe perspektivë bashkëpunimi afatgjatë.

Apliko:
Dërgo CV-në në [email protected]
+355 69 45 04 920


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


HR-Studio

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimin
e marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.
E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe rol ndërmjetësimi (PR) për partnerë që kërkojnë cilësi, efikasitet dhe transparencë.Me ekspertizë, pasion dhe vizion të qartë, HR Studio është më shumë se një konsulencë, është partneri juaj strategjik për të ndërtuar ekipe më të forta dhe kultura të shëndetshme pune .