Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Mbikqyres punimesh/ Inxhinier ndertimi

Durres, Shqipëri 25-09-2026 edhe 6 ditë

Durres

ALUFLOR AMERICA
kërkon të punësojë:

MBIKQYRES PUNIMESH/ INXHINIER NDERTIMI

  • Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë pune si Inxhinier Zbatimi, Mbikëqyrës Punimesh, Teknik Ndërtimi, Përgjegjës Kantieri ose në pozicione të ngjashme.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
119931
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës:
Tjeter
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
25-09-2026
Vendodhja:
Durres, Shqipëri

Përshkrimi

Aluflor kërkon të punësojë një Mbikëqyrës Punimesh / Inxhinier Zbatimi për ndjekjen dhe mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit dhe rikonstruksionit të një prej magazinave të kompanisë. Kandidati do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe kontrollin e punimeve në terren, duke siguruar që ato të realizohen sipas projektit, specifikimeve teknike, standardeve të cilësisë dhe brenda afateve të përcaktuara.


Detyrat

  • Mbikëqyrja e përditshme e punimeve të ndërtimit dhe rikonstruksionit në objekt.
  • Kontrolli i zbatimit të punimeve në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike.
  • Koordinimi dhe ndjekja e grupeve të punës, specialistëve dhe nënkontraktorëve të angazhuar në objekt.
  • Kontrolli i cilësisë së punimeve të realizuara dhe evidentimi i çdo mospërputhjeje.
  • Kontrolli i materialeve të përdorura gjatë punimeve dhe përputhshmërisë së tyre me kërkesat e projektit.
  • Ndjekja e grafikut të punimeve dhe kontrolli i respektimit të afateve të përcaktuara.
  • Evidentimi dhe raportimi i problematikave teknike, vonesave ose pengesave të konstatuara gjatë realizimit të punimeve.
  • Ndjekja e problematikave të konstatuara deri në zgjidhjen dhe mbylljen e tyre.
  • Kontrolli dhe verifikimi i volumeve të punimeve të realizuara në objekt.
  • Kryerja dhe verifikimi i matjeve të nevojshme gjatë zbatimit të punimeve.
  • Leximi dhe interpretimi i projekteve arkitektonike, konstruktive dhe vizatimeve teknike.
  • Koordinimi me drejtuesit e kompanisë, projektuesit dhe palët e tjera të përfshira në realizimin e objektit.
  • Mbajtja e evidencave dhe dokumentacionit teknik të punimeve.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi ecurinë dhe progresin e punimeve.
  • Dokumentimi i punimeve të realizuara dhe problematikave të konstatuara në kantier.
  • Verifikimi i punimeve përpara pranimit dhe dorëzimit të tyre.
  • Sigurimi i respektimit të standardeve teknike, kërkesave të cilësisë dhe rregullave të sigurisë gjatë realizimit të punimeve.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Inxhinieri Ndërtimi ose profil të ngjashëm. Do të konsiderohen edhe kandidatë me formim profesional si Teknik Ndërtimi, me eksperiencë praktike në terren.
  • Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë pune si Inxhinier Zbatimi, Mbikëqyrës Punimesh, Teknik Ndërtimi, Përgjegjës Kantieri ose në pozicione të ngjashme.
  • Të ketë eksperiencë praktike në ndërtim, rikonstruksion dhe mbikëqyrje punimesh në kantier.
  • Të jetë i aftë të lexojë dhe interpretojë projekte arkitektonike, konstruktive dhe vizatime teknike.
  • Të ketë njohuri mbi proceset dhe fazat e punimeve të ndërtimit.
  • Të ketë aftësi për kontrollin e cilësisë, sasive dhe volumeve të punimeve.
  • Të jetë i aftë të kryejë dhe verifikojë matje në objekt.
  • Të ketë njohuri mbi dokumentacionin teknik të punimeve.
  • Eksperienca në koordinimin e nënkontraktorëve dhe grupeve të punës përbën avantazh.
  • Të ketë aftësi të mira organizative, komunikuese dhe për zgjidhjen e problematikave në terren.
  • Të jetë korrekt, i përgjegjshëm dhe i orientuar ndaj cilësisë dhe detajeve.
  • Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe për t'u koordinuar me profesionistë dhe departamente të ndryshme.
  • Patenta e drejtimit, Kategoria B, përbën avantazh.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Objekti ku do të kryhet puna ndodhet në Shkozet, Durrës. Pozicioni është i lidhur drejtpërdrejt me ndjekjen dhe mbikëqyrjen e punimeve në kantier, ndaj kërkohet prani në objekt dhe koordinim me grupet e punës dhe personat përgjegjës për projektin.

Orari dhe angazhimi i punës do të përcaktohen me marrëveshje ndërmjet palëve, në varësi të nevojave të projektit dhe disponibilitetit të kandidatit. Pozicioni mund të ofrohet me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme, sipas marrëveshjes së dakordësuar.

Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne ne adresen e Email-it: [email protected]
ose te kontaktojne ne numrin e telefonit: 0674041209


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.aluflor.com


Aluflor America

Themeluar nga Florentia Erjola Xheko, Aluflor America është e specializuar në projektimin dhe realizimin e fasadave moderne me cilësi të lartë.

Në bashkëpunim me kompani gjermane, ajo ofron zgjidhje inovative që kombinojnë estetikën, teknologjinë dhe eficiencën energjetike. Kompania synon të jetë partner i besueshëm për projekte komplekse, duke vepruar mbi baza profesionale, etike dhe të qëndrueshme, me fokus në përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.


INFORMACIONE KONTAKTI