Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Marangoz

Tirane, Shqipëri 25-09-2026 edhe 6 ditë

Tirane

AGIKONS
kërkon të punësojë:

MARANGOZ

  • Eksperiencë pune në prodhimin dhe montimin e mobiljeve prej melamine, MDF dhe druri.
  • Përvojë në prodhimin e dyerve tamburat, dyerve prej druri ose në montimin e dyerve, dritareve dhe fasadave me xham.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
119875
Kategoria e Punës / Profesioni:
Marangoz
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
25-09-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të një Marangozi të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar stafit të kompanisë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi teknike, përkushtim ndaj cilësisë dhe dëshirë për zhvillim profesional.


Detyrat

  • Lexon, interpreton dhe zbaton skicat teknike të projekteve të mobilimit.
  • Kryen përpunimin, montimin dhe instalimin e mobiljeve, dyerve dhe elementëve të ndryshëm prej druri.
  • Përdor në mënyrë profesionale makineritë dhe pajisjet e repartit, si: sharrë disk, sharrë shirit, frezë vertikale, foratrice, trapan zinxhir, presë dhe makineri të tjera të përpunimit të drurit.
  • Kontrollon cilësinë e punimeve gjatë çdo faze të procesit të prodhimit dhe montimit.
  • Siguron realizimin e punimeve sipas standardeve të cilësisë dhe afateve të përcaktuara.
  • Respekton procedurat e sigurisë dhe rregulloret e kompanisë.

Kualifikimet

  • Eksperiencë pune në prodhimin dhe montimin e mobiljeve prej melamine, MDF dhe druri.
  • Përvojë në prodhimin e dyerve tamburat, dyerve prej druri ose në montimin e dyerve, dritareve dhe fasadave me xham.
  • Njohuri në përdorimin e makinerive të përpunimit të drurit.
  • Aftësi të mira organizative, komunikuese.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të udhëhequr ekipin gjatë realizimit të punimeve.
  • Korrektësi dhe përkushtim në respektimin e orarit të punës.

Shënime


Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin: 067 206 4428.

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Kontakt: 067 206 4428
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.agikons.com


Agikons

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin.

Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.


INFORMACIONE KONTAKTI