KËSHILLUES KLIENTI (M)- NEPTUN KRISTAL
- Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh).
- Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë.
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.
Pozicioni punës: Këshillues Klienti, Neptun Kristal
Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun Kristal Center, Tirana
Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën [email protected] ose në numrin e kontaktit +355689000089/+355697069568
Të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori pune
“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse.
Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :