Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Specialiste kontabiliteti

Tirane, Shqipëri 21-09-2026 edhe 2 ditë

Tirane

BILLA & CO SHPK
kërkon të punësojë:

SPECIALISTE KONTABILITETI

  • Minimumi 3 vite eksperiencë ne kontabilitet;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
119666
Kategoria e Punës / Profesioni:
Kontabël
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Po
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
21-09-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.


Detyrat

  • Regjistrimi në sistem i të gjitha faturave të shpenzimeve dhe autofaturave;
  • Lidhja e faturave me porositë përkatëse ose shpenzimet, duke siguruar që janë të aprovuara sipas procedurave;
  • Kontrolli i grupeve të faturave si dokumentacion mbështetës dhe bashkëpunimi me logjistikën për faturat e nënkontraktorëve;
  • Shpërndarja e investimeve sipas ambienteve përkatëse, bazuar në përmbajtjen e faturës në SelfCare, si dhe rregullimi i TVSH-së kur nuk është e kreditueshme;
  • Regjistrimi i faturave të komisioneve të marketingut sipas përllogaritjeve.
  • Importimi i ekstrakteve bankare (bank statements) në sistem.
  • Regjistrimi i veprimeve bankare.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi;
  • Master në Financë / Kontabilitet;
  • Minimumi 3 vite eksperiencë ne kontabilitet;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
  • Mundësi për zhvillim profesional;
  • Ambient pune profesional dhe bashkëkohor

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.billa.al


Billa & CO shpk

Që nga viti 2007 Billa Albania është distributori më i madh i pllakave në Ballkan.

Kompania ka ekskluzivitetin e prodhuesve më të mëdhenj të Pllakave në Spanjë, Itali, Turqi etj duke siguruar kështu për tregun shqiptar dhe më gjerë raportin më të mirë cilësi-çmim.

Për banjën tuaj vetëm më të mirën nga gjigandi botëror i prodhimit të hidrosanitareve Ideal Standard. Ekskluziviteti i Ideal Standard dhe i shumë kompanive të tjera ka konfirmuar Billa si kompaninë më të besueshme në vendin tonë në fushën e Hidrosanitareve.

Gjigandi Henkel ia ka besuar Billa Albania shpërndarjen e produkteve të kompanisë së mirënjohur Ceresit e cila për më shumë se një shekull jep kontributin e saj në ndërtimin e shtëpive gjermane dhe më gjerë.

Dyshemenë e shtëpisë tuaj tek Billa Albania mund t’ia besoni Gjigandit Swisskrono i cili për më shumë se 30 vjet siguron në mbarë globin Laminatin më cilësor dhe jetëgjatë me çmimet më konkurruese në treg. Rinovoni shtëpinë tuaj duke i shndërruar ambientet si nëpër katalogë me kosto të përballueshme.


INFORMACIONE KONTAKTI