Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Specialiste Finance dhe Prokurimesh

Tirane, Shqipëri 20-10-2026 edhe 11 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121509
Kategoria e Punës / Profesioni:
Financier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
20-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë ne botë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko, Bosch etj.

Pozicioni: Specialiste Finance dhe Prokurimesh
Departamenti: Financë
Raporton tek: Menaxhere e Financës
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Përgjegjës për hedhjen dhe rakordimin e montimeve dhe instalimeve, rakordime të shërbimeve që kryen për funksione të caktuara. Përgjegjës për procesin e prokurimeve sipas nevojave të kompanisë


Detyrat

Detyrat/Përgjegjësitë:

  • Mbledh të dhënat nga dyqanet apo klientët për cdo rast montimi kondicioneri dhe instalime produktesh.
  • Kontrollon shpërndarjen e rasteve të montimeve dhe instalimeve sipas politikave të kompanisë.
  • Azhornon databazën e montimeve dhe instalimeve në baza ditore, duke pasqyruar cdo të dhënë të kërkuar.
  • Rakordon me dyqanet Neptun për montimet AC të shitura dhe instalimet.
  • Rakordon me financën Neptun për totalin e arkëtimeve të montimeve dhe instalimeve në baza mujore, proceson faturimin për vlerat totale.
  • Ndërmjetëson marrëdhënien midis manaxherëve të shitjes me shumicë dhe departamentit teknik.
  • Kontakton me furnitorët dhe negocion cmimet për blerjet që ka nevoje kompania.
  • Përzgjedh ofertat më të mira sipas procedurës, arkivon dokumentat e procesit te prokurimit.
  • Mbledh dhe ekzekuton kërkesat për material nga cdo department në baza mujore.
  • Proceson në sistem të gjitha faturat e blerjeve material apo pjesë këmbimi
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga supervizori direkt.
  • Rregjistrimi dhe ndjekja e deklaratave doganore+kostot doganore.
  • Përgatitja e faturave të shitjes për pjesët e këmbimit ( inventar).

Kualifikimet

Kërkesat e Edukimit: Arsim të lartë në profilin Ekonomik

Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Eksperienca Pervojat profesionale:

  • Eksperiencë pune 3 vjet në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Excel
  • Aftësi për të përpiluar raporte

Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira organizimi, koordinimi, negocimi. Aftësi për të respektuar afatet
  • Aftësi shumë të mira komunikuese. Aftësi për të punuar në grup.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Afati i dorëzimit: 20.10.2026!


* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.


Të gjithë të interesuarit te dergojne cv ne adresen: [email protected]


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
https://elektroservis.al/


Elektro Servis

Elektro-Servis shpk, pjesë e grupit prestigjioz BALFIN, është një kompani lider në Shqipëri e specializuar në mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve elektro-shtëpiake.
Me një përvojë të gjatë dhe një ekip të kualifikuar profesionistësh, Elektro-Servis ofron shërbime të avancuara teknike dhe zgjidhje inovative për konsumatorët, të përshtatura për të përmbushur standardet më të larta të cilësisë.

Kompania operon me përkushtim për të garantuar efikasitet, shpejtësi dhe siguri në çdo shërbim, duke ndihmuar klientët të kenë një eksperiencë të plotë pas blerjes së produkteve elektronike. Përmes mbështetjes së vazhdueshme dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, Elektroservis shpk synon të jetë zgjedhja e parë e konsumatorëve për shërbime teknike të besueshme dhe profesionale në tregun shqiptar.


INFORMACIONE KONTAKTI