Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Premium

Menaxhere Shitjesh B2B

Tirane, Shqipëri 16-10-2026 edhe 27 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120837
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
16-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Menaxhere Shitjesh B2B për një kompani që operon në sektorin e energjetikës.


Detyrat

  • Zhvillimi dhe implementimi i strategjisë së shitjeve B2B.
  • Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj potencialë në tregun biznes.
  • Prezantimi dhe shitja e produkteve elektrike nga TU ne TL si dhe impianteve fotovoltaike.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me kompani, investitorë dhe partnerë biznesi.
  • Analizimi i nevojave të klientit dhe koordinimi me ekipin teknik për propozimin e zgjidhjeve të përshtatshme.
  • Përgatitja dhe prezantimi i ofertave tekniko-komerciale.
  • Negocimi i kushteve tregtare dhe ndjekja e procesit deri në finalizimin e kontratës.
  • Ndjekja e projekteve dhe koordinimi me departamentet teknike pas finalizimit të shitjes.
  • Monitorimi i tregut energjetik, konkurrencës dhe mundësive të reja për zhvillim biznesi.
  • Menaxhimi i pipeline-it të shitjeve dhe realizimi i objektivave të përcaktuara.
  • Raportimi periodik mbi shitjet, klientët potencialë dhe projektet në proces.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje B2B, preferencialisht në sektorin e energjetikës.
  • Njohuri mbi impiantet fotovoltaike, energjinë e rinovueshme dhe projektet energjetike.
  • Njohuri mbi projektet e ndërtimit dhe mënyrën e zhvillimit/zbatimit të projekteve teknike përbëjnë avantazh.
  • Eksperienca në shitjen e projekteve, sistemeve ose zgjidhjeve teknike për klientë biznes është e preferuar.
  • Aftësi për të kuptuar dhe prezantuar dokumentacion, specifikime dhe oferta tekniko-komerciale.
  • Aftësi shumë të mira në negocim dhe zhvillim biznesi.
  • Orientim i fortë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave.
  • Aftësi për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët.
  • Njohja e tregut energjetik shqiptar përbën avantazh.
  • Patentë drejtimi dhe gatishmëri për takime dhe vizita pranë klientëve.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Aplikoni në : +355684075400 ose [email protected]


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


Enpi shpk

Firma "ENPI" shpk e cila ka nje aktivitet me shume se 25 vjet ne tregun e industrise elektrike me cmimet me konkuruese, eshte e profilizuar ne tregetimin dhe instalimin e pajisjeve per Linja transmetimi deri ne 400 kV, linja shperndarje te energjise elektrike si dhe Impjanteve fotovoltaike.
Materialet qe ne tregetojme jane :
• Percjelles OPGW, Al, ALC dhe Cu te zhveshur dhe izoluar
• Kabllo Al dhe Cu 1kV deri ne 35-110kV
• Aksesore per kabllo deri ne 110 kV
• Shtylla te zinguara deri ne 400 kV
• Izolatore dhe morseteri per nenstacione dhe linja deri ne 400 kV
• Panele fotovoltaik, Invertera, Aksesore per impjante fotovoltaik, Stabilizatore, Ups, Gjeneratore, Transformatore Fuqie, Cela 10kV deri ne 40.5kV, Panele, Ndares 10kV - 110kV, dhe cdo pajisje qe nevojitet per linjat e Shperndarjes dhe Transmetimit.