Pozicioni: Specialist i marrdhënieve instutcionale dhe çështjeve rregullatore
Raporton: Drejtuesi i PR dhe Marrëdhënieve Institucionale
Vendndodhja: Zyrat Qendrore OBC
Përshkrimi i pozicionit
Specialisti i Marrëdhënieve Institucionale dhe Çështjeve Rregullatore është përgjegjës për administrimin, koordinimin dhe ndjekjen e procedurave të kompanisë pranë institucioneve publike dhe autoriteteve përkatëse.
Pozicioni siguron ndjekjen e plotë të procedurave, nga përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare, si dhe bashkërendimin e nevojshëm me Departamentin Ligjor dhe strukturat e tjera të kompanisë.
Ky është një pozicion që kërkon disiplinë të lartë administrative, mendim analitik, sensitivitet juridik, aftësi të forta komunikimi dhe follow-through të jashtëzakonshëm.
Aftësitë e kërkuara
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adrese: [email protected]
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 15.10.2026.
“ORION Shpk”, i mbledh dhe administron aplikimet dhe CV nëpërmjet emailit zyrtar [email protected] , nga ana juaj si kandidatë, me pëlqimin tuaj të shprehur qartë, si dhe në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale (Ligji nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”). Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për qëllime të procedurës së përzgjedhjes së kandidatit të përshtatshëm për pozicionin e punës.
Të dhënat tuaja personale (në cilësinë e kandidatit për punë), do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe Rregulloren e brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale (miratuar nga “ORION Shpk”). Kjo vlen veçanërisht për parimet e mbrojtjes së të dhënave, kriteret ligjore të përpunimit, konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale. Të dhënat tuaja aksesohen vetëm nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, te cilat kane detyrimin për konfidencialitet. Çdo kandidat, gëzon dhe mund të kërkojë ushtrimin e të drejtave të tij ligjore lidhur me të dhënat e tij personale (e drejta e aksesit, ankimit, korrigjimit, fshirjes, kundërshtimit, etj parashikuar në ligj). Të dhënat e kandidatëve jo fitues do të fshihen ose shkatërrohen në momentin e përzgjedhjes së fituesit. Nëse kandidati ka ndonjë pyetje ose kërkesë në lidhje me përpunimin e të dhënave të tij personale, ai duhet t'i drejtohet “ORION Shpk”, në adresën e emailit [email protected]. Një inofmracion më të zgjeruar do të gjeni në “Politikën e Privatësisë” të publikuar në faqen tonë web: https://www.orion.al/.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori pune“ORION” sh.p.k. eshte nje kompani qe operon ne sektorin e ndertimit prej afro nje dekade. Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1998 me pjesemarrjen ne akionet e nje kompanie me historik dhe eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit.
Ne rrugen drejt rritjes, kemi ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin, vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne arkitekture dhe ndertim sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga partneret italiane te cilet prej vitesh kryesojne klasifikimet e ndertuesve me te mire ne Toscana te Italise. Ky bashkepunim i frytshem pasqyrohet ne teknologjine e aplikuar, ne projektim, ne vizionin bashkekohor dhe ne etiken e punes.
Ajo qe per ne eshte thelbesore eshte zbatimi me perpikmeri i Kodit te Pergjegjshmerise Sociale, duke respektuar fillimisht punonjesit tane. Njerezit jane aseti me i rendesishem i kesaj Kompanie. Punonjesit jane partneret tane ne biznes. Reduktimi maksimal i riskut, sigurimi i kushteve optimale te punes, vecanerisht per skuadren e kantiereve te ndertimit jane themeli i vizionit tone.