Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Menaxher Shitje Horeca

Tirane, Shqipëri 08-10-2026 edhe 19 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120482
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
08-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

A.M.G sh.p.k e themeluar qe ne vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

Kompania kërkon Menaxher Shitje Horeca

Ky pozicion ka përgjegjësinë kryesore për drejtimin, organizimin dhe zhvillimin e aktivitetit të shitjeve në sektorin HORECA (Hotel, Restorant, Kafe), me fokus në arritjen e objektivave, rritjen e të ardhurave dhe menaxhimin efektiv të ekipit të shitjeve. Menaxheri i Departamentit HORECA është përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e planeve mujore të shitjeve, monitorimin e realizimit të objektivave, analizimin e performancës së klientëve dhe produkteve, si dhe identifikimin e mundësive të reja për zhvillimin e biznesit. Ai mbikëqyr aktivitetin e agjentëve, supervizorëve dhe koordinatorëve të shitjeve, duke siguruar që proceset operative të realizohen në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë. 


Detyrat

  • Njohje e mire e produktev të kompanisë, prezantimi në treg;
  • Sigurohet të ketë informacion të vazhdueshëm mbi produktet dhe cmimet e konkurences;
  • Pjesë aktive e diskutimeve në vendosjen e cmimeve;
  • Ndjek procesin e shitjeve të produkteve dhe nderhyn në kohë për të evituar problematikat e ndryshme gjatë proçesit;
  • Analizon dhe ndërton raporte të ecurisë së produktit sipas kategorive dhe propozon zgjidhje për të permiresuar rezultatet;
  • Perzgjedh dhe pergatit produktet per promocion sipas rastit;
  • Eshte ne kontakt te vazhdueshem me drejtorin e blerjeve , mban nen kontroll stokun e kategorise dhe ndjek statusin e porosise;
  • Ndjek projekte te caktuara ne bashkepunim me departamentin e shitjeve;
  • Mbikëqyr të gjitha aspektet e promovimit, imazhit etj për produktet ne fokus;
  • Përpilimi i raporteve, javore mujore per planin e veprimtarisë dhe raportim periodik i tyre te Menaxheri i shitjeve, Ceo;
  • Fokusimi tek rritja e shitjeve të shoqërisë;
  • Realizimi i targeve dhe investigimi mbi hendeqet e identifikuara;
  • Monitorim dhe rishikim i raporteve periodike në ndarjen sipas klienteve; produkteve dhe sipas realizueshmërisë së tyre dhe raportim ndaj administratori;
  • Sugjerimi per gjurmimin e klientëve potenacialë per departamentin Shitjes ndaj struktures se shitjes dhe administratorit;
  • Monitorimi i procesit te rregjistrimit te porosive në bazat e të dhënave të brendshme;
  • Negocimi i kushteve të marrëveshjeve me klientet me miratim te administratori;
  • Menaxhim i likuiditetit te klienteve ne koordinim me departamentin e shitjeve;
  • Autorizimi i skontove ne baze te limiteve te autoritetit te caktuar nga administratori;
  • Ndjekja e detyrave caktuar supervizoreve te shitjeve dhe koordinatoreve te shitjeve te departamentit (per keta te fundit ne bashkepunim me kryekordinatorin);
  • Identifikimi i nevojave per trajnim per strukturen e shitjeve sipas pozicioneve perkatese;
  • Gjenerimi i raporteve nga takimet me kliente në terren, per vlersimin e stafit duke nxjerr në pah pikat e forta dhe të dobëta për gjithesecilin prej tyre;
  • Pjesemarres per trajnimin e stafit dhe procesin onboarding.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 10 vite eksperiencë në shitje, nga të cilat të paktën 5 vite në pozicion drejtues.    
  • Eksperienca në sektorin HORECA, distribucion, produkte ushqimore ose FMCG përbën avantazh të rëndësishëm.    
  • Eksperiencë në hartimin dhe monitorimin e planeve, buxheteve dhe targeteve të shitjes.    
  • Aftësi për të drejtuar, organizuar, motivuar dhe vlerësuar ekipe shitjeje.    
  • Aftësi të forta në negocimin e marrëveshjeve, çmimeve, skontove dhe kushteve tregtare.    
  • Njohuri mbi menaxhimin e klientëve strategjikë, arkëtimeve dhe riskut financiar të klientëve.    
  • Aftësi të mira analitike për vlerësimin e shitjeve sipas klientëve, produkteve, zonave dhe punonjësve.    
  • Aftësi për të formalizuar procese, procedura dhe raporte në formë të shkruar.    
  • Njohuri të avancuara në Microsoft Excel dhe në përdorimin e sistemeve ERP, CRM ose programeve të shitjes.    
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi, vendimmarrjeje dhe zgjidhjeje problemesh.    
  • Patentë drejtimi e vlefshme dhe gatishmëri për vizita të shpeshta në terren.    
  • Njohuri të gjuhës angleze në nivel të mirë.    
  • Integritet, përgjegjshmëri, konfidencialitet dhe orientim i fortë drejt rezultateve.     

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar  ose apliko nga duapune.com.

Nëse kërkoni të aplikoni dërgojni CV tuaj në adresën: [email protected] ose kontaktoni në numrin +355688030934

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

 


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim në faqen e kompanisë
  • Klikoni Aplikoni .
  • Do të ridrejtoheni në faqen zyrtare të kompanisë për të përfunduar aplikimin.
  • Ndiqni udhëzimet e kompanisë për të dërguar aplikimin.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.amgfood.com


A.M.G sh.p.k

A.M.G sh.p.k is a private company founded by Goxha brothers with offices located in Tirana, Albania. The company established in 2001 as a result of the growing demand of the local market for frozen foods. The passion for ice cream was very old and the company the same year started to import one of the world leading brands of ice cream Algida part of Unilever. The company A.M.G sh.p.k is a trusted importer and distributor of quality frozen products and specializes in Ice cream, pork, poultry, pastry, seafood and vegetable products. As one of the frozen industry’s leading importers in Albania, they carry many of the world’s leading brands, such as Algida,Dimal,Lezita, Ioniki, Yupik, and Siblou etc. All these brands meet or exceed the global standards of quality as well as food safety and hygiene.

With many years of robust experience, they have now a strong customer base covering all segments. With their main office located in Tirana, their customer base and distribution network have covered the whole territory of Albania. This experienced distribution network has helped them to market the renowned brands successfully into the Albanian market. They are dedicated to accommodate the needs of our customers and further expand our business. With their already solid operation and logistics system, they maximize their service and market our brands directly to consumers.

To solidify our business, they have a group of sales and marketing professionals who are empowered with tenacious persistence. Through various exhibitions, promotions and advertisements, they combine innovative ingredients and brand-building skills to attain mutual success with our clients and suppliers.


INFORMACIONE KONTAKTI