Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Modeliste

Tirane, Shqipëri 06-10-2026 edhe 17 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120343
Kategoria e Punës / Profesioni:
Rrobaqepës
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
06-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Pozicioni: Modeliste
Departamenti: Zhvillim Produkti / Modelim
Raporton tek: Drejtori i Prodhimit / CEO
Lloji i punës: Kohë e plotë
Sektori: Prodhim Tekstili (çarçafë, jastëkë, jorganë, etj.)


Qellimi i pozicionit:
Të zhvillojë dhe optimizojë modele të reja produktesh tekstile, duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat e tregut dhe standardet teknike të prodhimit, si dhe të mbështesë procesin e prodhimit nga ideja deri në produktin final, me fokus në cilësi, inovacion dhe efikasitet.


Detyrat

Zhvillimi I produktit dhe modelimi

  • Krijon dhe zhvillon modele të reja (koleksione, kampione dhe produkte të reja) bazuar në trendet e tregut dhe kërkesat e klientit
  • Përgatit kampione (samples) për aprovimin nga klientët ose menaxhmenti
  • Përzgjedh materialet, ngjyrat dhe aksesorët sipas detajeve teknike të produktit
  • Llogarit konsumin e materialeve për çdo model dhe optimizon përdorimin e tyre

Koordinimi me Prodhimin

  • Siguron që modelet e zhvilluara janë teknikisht të realizueshme në prodhim
  • Bashkëpunon me prestarinë dhe prodhimin për realizimin korrekt të kampioneve
  • Jep udhëzime teknike për prerje, qepje dhe montim të produktit
  • Përditëson dhe mirëmban skedat teknike (tech packs / cutting sheets)

Kontrolli I Kampioneve

  • Kontrollon kampionet dhe prototipet për përputhje me modelin e miratua
  • Verifikon cilësinë e qepjes, përmasat, materialet dhe detajet teknike
  • Identifikon gabimet në fazën e parë dhe siguron korrigjimin para prodhimit masiv

Mbledhja dhe analiza e Feedback-ut

  • Merr dhe analizon feedback nga klientët, prodhimi dhe departamentet e brendshme
  • Përdor feedback-un për përmirësimin e modeleve ekzistuese dhe zhvillimin e produkteve të reja
  • Siguron përputhjen e produktit me kërkesat e tregut dhe klientit

Inovacioni dhe optimizmi I produktit

  • Hulumton dhe aplikon trende të reja në dizajn dhe tekstil
  • Eksperimenton me materiale, teknika dhe forma të reja prodhimi
  • Synon përmirësimin e cilësisë, uljen e kostove dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve

Dokumentimi teknik I modeleve

  • Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin teknik për çdo model (skica, matje, specifikime)
  • Siguron që çdo model të ketë udhëzime të qarta për prodhim masiv

Kualifikimet

Arsimi & Përvoja

  • Arsim i lartë në Inxhinieri Tekstili, Dizajn Mode, Modelim, ose fusha të ngjashme
  • Minimum 2–3 vjet përvojë në zhvillim produkti / modelim në industrinë e tekstilit ose veshjeve shtëpiake
  • Njohuri të mira mbi proceset e prodhimit dhe standardet e cilësisë në tekstil

Aftësitë Teknike

  • Aftësi të forta në modelim, skicim dhe zhvillim produkti
  • Njohuri mbi materialet e tekstilit dhe karakteristikat e tyre
  • Aftësi për përgatitjen dhe interpretimin e tech packs dhe dokumentacionit teknik
  • Njohuri mbi matjet, prerjet dhe proceset e qepjes
  • Aftësi në MS Office (Excel, Word) dhe programe të dizajnit (përbën avantazh)

Aftësitë e Buta (Soft Skills)

  • Kreativitet i lartë dhe sens i zhvilluar estetik
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me ekipin e prodhimit dhe klientët
  • Organizim dhe menaxhim i disa projekteve njëkohësisht
  • Vëmendje e madhe ndaj detajeve dhe saktësisë teknike
  • Aftësi për zgjidhje problemesh në procesin e zhvillimit të produktit
  • Punë në ekip dhe bashkëpunim i ngushtë ndërdepartamental
  • Aftësi për të punuar nën afate të shkurtra dhe presion pune
  • Punë në ekip dhe proaktivitet

Shënime


Per te aplikuar per kete pozicion kontaktoni ne nr. 0685809607


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.matilpro.com


Matilpro sh.p.k.

MATILPRO SHPK është themeluar në Tiranë, Shqipëri në vitin 2019. Kompania është e specializuar për prodhimin e produkteve për fëmijë, si jastëkë, veshje, çarçafë, batanije, jastëkë për gratë shtatzëna dhe gjithçka që lidhet me prodhimin dhe shitjen e produkteve për fëmijë në tekstile dhe jo.
Karakteristikat kryesore të kompanisë sonë janë: cilësia e lartë, korrektësia dhe çmimet konkurruese. Qëllimi ynë është i thjeshtë, të shërbejmë dhe të ndihmojmë markat e pavarura të modës, kompanitë e mëdha të shitjes me pakicë si dhe shitësit e tregtisë elektronike në prodhimin e produkteve të tyre. Ne fokusohemi te klientët që kërkojnë një partner prodhimi të besueshëm dhe të përballueshëm. Fokusi ynë kryesor është të ofrojmë një prodhim në shkallë të gjerë për eksportet e rregullta javore dhe mujore për klientët kryesorë.
Matilpro ka një fuqi punëtore prej 90 punonjësish dhe fokusi ynë është të rritemi më shumë, synojmë të rrisim ndjeshëm kapacitetet prodhuese, të bëjmë investime të konsiderueshme në fushën e makinerive dhe impianteve të prodhimit, të realizojmë produkte më të komplikuara dhe ti prezantojmë në tregjet e vendeve evropiane si dhe në të gjitha vendet e botës.