Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Account Manager

Tirane, Shqipëri 30-09-2026 edhe 11 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120078
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher i Marrëdhënieve me Klientin
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
30-09-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Account Manager është hallka kryesore ndërmjet kompanisë MATILPRO shpk dhe klientëve të saj, duke siguruar një komunikim të qetë, efikas dhe profesional gjatë gjithë ciklit të porosisë — nga marrja e kërkesës deri te dorëzimi i produktit final sipas standardeve të dakordësuara.


Detyrat

Menaxhimi i Porosive

  • Merr dhe regjistron porositë e klientëve në mënyrë të saktë dhe në kohën e duhur
  • Verifikon detajet teknike të çdo porosie (sasi, specifikimet, afatet e dorëzimit)
  • Koordinon me departamentin e prodhimit për planifikimin e saktë të porosive
  • Ndjek statusin e çdo porosie nga fillimi deri në dorëzim

Koordinimi me Magazinën dhe Prodhimin

  • Verifikon në bashkëpunim me magazinën disponueshmërinë e lëndës së parë sipas planit të prodhimit
  • Raporton menjëherë çdo mungesë lënde të parë dhe koordinon zgjidhjen me departamentin përkatës
  • Siguron që skedat teknike të produktit të jenë të plota dhe të qarta para fillimit të prodhimit
  • Ndjek respektimin e afateve të prodhimit dhe sinjalizon vonesat e mundshme

Kontrolli i Cilësisë

  • Verifikon që produktet e klientit janë prodhuar konform skedave teknike të miratuar
  • Kontrollon cilësinë e produkteve të gatshme sipas kërkesave dhe standardeve specifike të secilit klient
  • Bashkëpunon me departamentin e kontrollit të cilësisë për zgjidhjen e çdo mospërputhjeje
  • Dokumenton dhe raporton reklamimet e klientëve dhe ndjek zgjidhjen e tyre deri në mbyllje

Komunikimi dhe Marrëdhëniet me Klientët

  • Është pika kryesore e kontaktit për klientët e caktuar në portofolon e tij/saj
  • Përgjigjet ndaj çdo kërkese, pyetjeje ose ankese të klientit brenda afateve të përcaktuara
  • Mban komunikim proaktiv me klientin për përditësimet e statusit të porosisë
  • Ndërton dhe ruan marrëdhënie afatgjata profesionale me klientët ekzistues

Raportimi dhe Dokumentimi

  • Mban të azhurnuar të dhënat e çdo klienti dhe porosie në sistemin e kompanisë
  • Përgatit raporte periodike mbi statusin e porosive, problematikave dhe performancën e klientëve
  • Raporton tek eprori direkt për çdo problematikë që kërkon ndërhyrje të nivelit të lartë

Kualifikimet

Arsimi & Përvoja

  • Arsim i lartë, preferueshëm në Inxhinieri Tekstili, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme
  • Minimum 2–3 vjet përvojë në pozicion të ngjashëm, preferohet në industrinë e tekstilit.
  • Njohuri solide mbi proceset e prodhimit të tekstileve dhe standardet e cilësisë

Aftësitë Teknike

  • Njohuri të mira mbi produktet e tekstilit shtëpiak (çarçafë, jastëkë, jorganë, etj.)
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar skeda teknike të produktit
  • Njohuri të mira të MS Office (Excel, Word, Outlook)
  • Njohuri të programeve ERP/CRM do të përbënin avantazh

Aftësitë e Buta (Soft Skills)

  • Komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim ne gjuhen angleze eshte kusht ndersa gjuha italiane do të ishte avantazh
  • Aftësi të forta organizative dhe menaxhimi të shumë detyrave njëkohësisht
  • Orientim të lartë drejt klientit dhe zgjidhjes së problemeve
  • Aftësi negocimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh
  • Punë në ekip dhe proaktivitet

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të interesuarit mund të kontaktojnë në:

Telefon: +355 68 580 9607
Email: [email protected]

Adresa:
Rr. “Vangjel Noti”, Laprakë, Tiranë


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.matilpro.com


Matilpro sh.p.k.

MATILPRO SHPK është themeluar në Tiranë, Shqipëri në vitin 2019. Kompania është e specializuar për prodhimin e produkteve për fëmijë, si jastëkë, veshje, çarçafë, batanije, jastëkë për gratë shtatzëna dhe gjithçka që lidhet me prodhimin dhe shitjen e produkteve për fëmijë në tekstile dhe jo.
Karakteristikat kryesore të kompanisë sonë janë: cilësia e lartë, korrektësia dhe çmimet konkurruese. Qëllimi ynë është i thjeshtë, të shërbejmë dhe të ndihmojmë markat e pavarura të modës, kompanitë e mëdha të shitjes me pakicë si dhe shitësit e tregtisë elektronike në prodhimin e produkteve të tyre. Ne fokusohemi te klientët që kërkojnë një partner prodhimi të besueshëm dhe të përballueshëm. Fokusi ynë kryesor është të ofrojmë një prodhim në shkallë të gjerë për eksportet e rregullta javore dhe mujore për klientët kryesorë.
Matilpro ka një fuqi punëtore prej 90 punonjësish dhe fokusi ynë është të rritemi më shumë, synojmë të rrisim ndjeshëm kapacitetet prodhuese, të bëjmë investime të konsiderueshme në fushën e makinerive dhe impianteve të prodhimit, të realizojmë produkte më të komplikuara dhe ti prezantojmë në tregjet e vendeve evropiane si dhe në të gjitha vendet e botës.