Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Store Manager

Tirane, Shqipëri 28-09-2026 edhe 9 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
119950
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
28-09-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kid Zone shpk, një kompani e njohur retail që operon në Shqipëri që prej vitit 2011 si pjesë e BALFIN Group, ofron një gamë të gjerë me mbi 30,000 produkte, duke u bërë një markë e konsoliduar që plotëson nevojat e të gjitha grupmoshave. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, JUMBO njihet për produkte me cilësi evropiane, shumëllojshmëri të gjerë dhe çmime konkurruese.

Balkan Finance Investment Group (BALFIN) është një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. BALFIN Group operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, duke punësuar rreth 5,000 persona. Aktivitetet e tij përfshijnë pasuritë e paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, bankën, menaxhimin e aseteve, median, arsimin dhe logjistikën. BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke ndikuar pozitivisht në komunitete përmes zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe investimeve sociale.

Përmbledhje e Pozicionit:

Menaxheri i Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e të gjitha proceseve operacionale dhe vendimmarrjes brenda dyqanit. Roli siguron zbatimin korrekt të standardeve të kompanisë, optimizimin e shitjeve, rritjen e performancës së dyqanit, zhvillimin profesional të ekipit dhe forcimin e prezencës së markës në sytë e klientëve duke ofruar një shërbim të shkëlqyer që tejkalon pritshmëritë e tyre.

Monitoron në mënyrë të vazhdueshme operacionet e të gjitha departamenteve të dyqanit, përfshirë kasat, magazinën dhe sallën e shitjes.


Detyrat

  • Siguron arritjen e objektivave të shitjeve përmes menaxhimit efektiv të operacioneve, shërbimit ndaj klientit dhe prezantimit të produkteve.
  • Mbikëqyr funksionimin e përditshëm të dyqanit, koordinon ekipin dhe siguron zbatimin e standardeve dhe procedurave të kompanisë.
  • Kontrollon stokun në sallën e shitjes dhe në magazinë, monitoron lëvizjet e mallrave dhe kryen porosi për të garantuar disponueshmëri optimale të produkteve.
  • Organizon oraret, trajnon punonjësit, jep feedback dhe mbështet zhvillimin profesional për të përmirësuar performancën e ekipit.
  • Mbikëqyr procedurat e arkës, saktësinë e transaksioneve dhe respektimin e standardeve financiare dhe të sigurisë.
  • Siguron ekspozimin korrekt të produkteve dhe zbatimin e politikave të merchandising, si dhe saktësinë e çmimeve.
  • Siguron një përvojë pozitive për klientët dhe menaxhon ankesat apo situatat problematike.
  • Monitoron konkurrencën, përgatit raporte dhe kontribuon në vendimmarrje për përmirësimin e performancës së dyqanit.

Kualifikimet

Kërkesat:

  • Arsim i lartë
  • Të paktën dy vite përvojë në menaxhim (eksperienca në Retail përbën avantazh)
  • Njohuri të gjuhës angleze dhe/ose gjuhëve të tjera të huaja
  • Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office

Kualifikime të tjera:

  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxheriale
  • Orientim drejt cilësisë dhe performances
  • Integritet i lartë dhe respektim rigoroz i rregullave dhe standardeve
  • Aftësi monitoruese dhe motivuese
  • Aftësi për përdorimin efektiv të mjeteve të punës
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup
  • Aftësi për të përballuar situata të ndryshme
  • Aftësi për të ofruar shërbim efikas ndaj klientit në çdo kohë

Shënime


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën tonë të e-mail-it [email protected] ose numer telefoni: +355682009964


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.jumbo.al


Kid Zone

JUMBO eshte nje nga dyqanet me te suksesshme te shitjes me pakice ne Tirane te pozicionuara ne 2 qendrat tregtare TEG dhe QTU. Keta dyqane tregtojne ne ambientet e tyre artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, kancelari, libra,veshje dhe pajisje te ndryshme per shtepine tuaj.


INFORMACIONE KONTAKTI