Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Deputy Store Manager Korce

Korce, Shqipëri 25-09-2026 edhe 6 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
119947
Kategoria e Punës / Profesioni:
Asistent Menaxher
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
25-09-2026
Vendodhja:
Korce, Shqipëri

Përshkrimi

Kid Zone shpk, një kompani e njohur në shitje me pakicë që operon në Shqipëri që nga viti 2011 si pjesë e Grupit BALFIN, ofron një gamë të gjerë me më shumë se 30,000 produkte, duke e bërë atë një markë të njohur që përmbush nevojat e të gjitha grupeve demografikë. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, JUMBO është e njohur për produkte me cilësi evropiane, gamë të gjerë artikujsh dhe çmime konkurruese.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, BALFIN Group është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, duke punësuar rreth 5,000 persona. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, bankë, menaxhim asetesh, media, arsim dhe logjistikë. Grupi BALFIN po rritet me qëndrueshmëri dhe ka një ndikim pozitiv në komunitetet përmes zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe investimeve sociale.

Pozicioni i punës: Deputy Store Manager
Departamenti:
Operacional
Vendndodhja:
Korçë

PËRSHKRIMI I POZICIONIT:

Nje Zv. Menaxher Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin dhe koordinimin e te gjithe proceseve operacionale dhe vendimarrjen ne dyqan. Ai kujdeset per aplikimin korrekt te standarteve te kompanise , optimizimin e shitjes, rritjen e rendimentit te njesise qe ai drejton, zhvillimin profesional te ekipit te tij dhe prezencen e markes ne syte e klientit duke ofruar nje sherbim te shkelqyer qe tejkalon pritshmerite e klientit. Monitoron ne menyre te vazhdueshme te gjithe punet e departamenteve te dyqanit si kasat, magazina, marketi.


Detyrat

  • Kontrollon pastertine e dyqanit vazhdimisht gjate dites dhe merr masa qe dyqani te kete nje paraqitje te mire persa i perket pastertise dhe higjenes.
  • Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit ne teresi si te marketit edhe te magazines duke u kujdesur per sigurine e produktit.
  • Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandise-in te jumbos ne dyqan duke marre rol aktiv ne procesin e vendimarrjes.
  • Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave, dhe levizjet e tjera te stokut nga palet e treta.
  • Kontrollon dhe sigurohet qe ne dyqan cmimet gjithmone te jene te sakta dhe te implementuara bazuara ne standartet e Jumbo.
  • Kontrollon veprimet monetare te arkes se dyqanit dhe sigurohet qe ato te kryhen ne perputhje me standartet e kompanise dhe ne siguri absolute.
  • Kontrollon shpenzimet mujore te marketit dhe sigurohet qe ato te jene nen buxhet.
  • Kontrollon transaksionet ne arka per shpejtesine, saktesine dhe cilesine te sherbimit.
  • Ai/Ajo eshte pergjegjes per koordinimin e veprimeve ne kase (hapje mbyllje, postime ditore, numerim kasaforte, shperndarje monedhash) dhe mirefunksionimin e tyre ne mengese te supervizorit te arkave ose kur e shikon te nevojshme.
  • Koordinon punen e punonjesve operacional, supervizoreve, merchandiserit, si dhe price specialist.
  • Harton me kujdes orarin e punes per te gjithe stafin e dyqanit bazuar ne proceduren e brendshme te kompanise dhe ne nje planifikim sa me eficent te proceseve operacionale.
  • Eshte pergjegjes per trajnimet e stafit te te gjitha niveleve brenda dyqanit, kujdeset per efektivitetin e trajnimit, shpejtesine dhe cilesine e pershtatjes te stafit te ri.
  • Merr masa parandaluese dhe korrigjuese ne rast te mozbatimi ose keqinterpretimi te standarteve te kompanise nga ai dhe ekipi i tij.
  • Merr masa administrative brenda kompetences se vet per shkelje te standarteve te kompanise dhe procedurave te brendshme ne bashkepunim me departamentet perkatese.
  • Ben porosi ne sistem duke konsideruar stokun e marketit, shitjet ose porosite e klienteve.
  • Njeh me se miri produktet e dyqanit duke pershire shumellojshmerine, sasine, llojet dhe vetite e tyre dhe trajnon stafin ne lidhje me keto.
  • Njeh me se miri strukturen arkitekturore si dhe specifikat e njesive te ekspozimit te produkteve ne dyqanet jumbo dhe ndermerr aksione te ndryshme per permiresimin e performances se ketyre njesive.
  • Njeh me se miri aftesite dhe mangesite e ekipit te tij dhe perpiqet ne menyre aktive per permiresimin e vazhdueshem te ekipit.
  • Njeh me se miri dhe studion vazhdimisht tregun ne lidhje me konkurencen dhe kontribon ne zhvillimin e produktit dhe perdor kete njohuri per vendime strategjike ne dyqan.
  • Eshte i orientuar intuitivisht dhe me vetedije drejt kerkesave te klientit dhe perdor standartet e Jumbos per ti sherbyer sa me mire dhe per te krijuar impakt ne shitje.
  • Raporton vazhdimisht per studimet e tregut ne lidhje me konkurencen.
  • Raporton cdo incident ne lidhje me klientet dhe ndihmon ne zgjidhjen e tij perfundimtare
  • Raporton te eperori ne menyre periodike dhe kur i kerkohet problemet ne lidhje me produktin.
  • Perpilon dhe pergatit raporte te ndryshme te kerkuara nga eprori ose nga departamentet e Zyrave Qendrore.
  • Merr rol aktiv ne procesin e rekrutimit duke intervistuar stafin operacional ne bashkepunim me departamentin e Burimeve Njerezore.
  • Jep feedback te vazhdueshem ne rastet e kerkuara mbi performancen e punonjesve.
  • Mentoron ne menyre te vazhdueshme sidomos pozionet kyce duke ndikuar direkt ne zhvillimin e tyre profesional dhe rrjedhimisht ne performancen e dyqanit.
  • Mban pergjegjesi per stokun e dyqanit dhe inventarin dhe merr masa korrigjuese, parandaluese per rezultate te kenaqshme.
  • Merr masa korrigjuese/ parandaluese gjate punes operacionale ne dyqan per te shmangur pakenaqesite e klientit/ punonjesit te ndodhura nga pakujdesia/ngarkesa e punes.
  • Respekton rregulloren e brendshme te kompanise, kujdeset per kodin e veshjes dhe sjelljes ne pune dhe moniton punonjesit.
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
  • Zgjidh ne menyre situative ne rast te problemeve me klientin, perdor njohurite e tij per te sqaruar keqkuptimet dhe kerkon ndihme nga superiori nese eshte e nevojshme.

Kualifikimet

  • Arsim i larte
  • Te pakten dy vite pervoje ne menaxhim (Retail perben avantazh)
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera
  • Njohja e paketes Microsoft Office ne nivel te avancuar

AFTESI:

  • Menaxhim Stresi
  • Aftesi organizative dhe drejtuese;
  • Aftesi orientuese drejt cilesise dhe rendimentit;
  • Aftesi monitoruese dhe motivuese;
  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;
  • Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eperoret;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

SHENIM: Ky pershkrim i pozicionit nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates.

Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën tonë të e-mail-it [email protected]


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.jumbo.al


Kid Zone

JUMBO eshte nje nga dyqanet me te suksesshme te shitjes me pakice ne Tirane te pozicionuara ne 2 qendrat tregtare TEG dhe QTU. Keta dyqane tregtojne ne ambientet e tyre artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, kancelari, libra,veshje dhe pajisje te ndryshme per shtepine tuaj.


INFORMACIONE KONTAKTI