Kerkohet te punesohet Drejtor Shitjesh që do të marrë përgjegjësinë për drejtimin dhe zhvillimin e gjithë aktivitetit të shitjeve të kompanisë, duke mbuluar portofolin e automobilave Renault, Dacia dhe Nissan, si edhe markat e motoçikletave Vespa, Piaggio, Aprilia dhe Moto Guzzi.
Ky është një rol me përgjegjësi të gjerë dhe me fokus të drejtpërdrejtë në rritjen e biznesit, ndërtimin e strukturës së shitjeve dhe krijimin e një organizimi komercial të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt rezultateve.
Nuk kërkojmë thjesht një menaxher që të ndjekë targetet dhe të raportojë rezultatet. Kërkojmë një lider komercial, i cili të marrë ownership mbi funksionin e shitjeve, të kuptojë tregun, të ndërtojë ekipin e duhur dhe të krijojë një sistem shitjesh që gjeneron dhe rrit rezultatet.
Drejtori i Shitjeve do të ketë autonominë dhe përgjegjësinë për:
Pra, nuk kërkojmë dikë që thjesht të menaxhojë një strukturë ekzistuese, por dikë që të jetë në gjendje ta ndërtojë dhe ta zhvillojë atë.
Kë kërkojmë?
Profili ideal duhet të jetë:
Megjithatë, jemi të hapur edhe ndaj kandidatëve shumë të fortë nga industri të tjera, nëse kanë eksperiencë të provuar në drejtimin e organizatave të shitjeve, retail-it, premium brands ose bizneseve me volum të konsiderueshëm dhe objektiva agresive.
Çfarë do të vlerësojmë veçanërisht?
Ky është një rol për një person që dëshiron të ketë ndikim real në biznes, të ndërtojë ekipin e tij dhe të shohë rezultatet e punës së tij drejtpërdrejt në rritjen e kompanisë.
Çfarë ofrojme:
Nëse nuk kërkon thjesht një pozicion drejtues, por një rol ku mund të ndërtosh një organizatë shitjesh dhe të ndikosh realisht në rritjen e një biznesi, duam të të njohim.
Për aplikime dhe më shumë informacion:
+355 69 8090 143
[email protected]
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneRecruit Albania Group është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në ndërmjetësimin e burimeve njerëzore nga jashtë vendit për tregun vendas. Ne ofrojmë shërbime të avancuara të rekrutimit, duke siguruar punonjës të kualifikuar dhe të specializuar për sektorë të ndryshëm, përfshirë hoteleri, ndërtim, industri të rënda dhe të lehta, prodhim, fasoneri, përkujdesje dhe shërbime, si dhe telekomunikim.
Angazhimi ynë është të ndihmojmë bizneset shqiptare të aksesojnë burime njerëzore të kualifikuara nga jashtë vendit, për të përmbushur kërkesat e tregut vendas. Përveç ofrimit të stafit të duhur, Recruit Albania Group merr përsipër gjithashtu realizimin e procedurave ligjore dhe administrative, duke siguruar që çdo hap të jetë në përputhje me legjislacionin shqiptar. Këto shërbime përfshijnë:
Ne e bëjmë procesin e rekrutimit dhe integrimit të punonjësve të huaj sa më të thjeshtë dhe të sigurt për biznesin tuaj. Recruit Albania Group është partneri juaj i besueshëm për ndihmën në plotësimin e nevojave të burimeve njerëzore.