Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Menaxher Cilësie (QM)

Lezhë, Shqipëri 24-09-2026 edhe 5 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
119861
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
7 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
24-09-2026
Vendodhja:
Lezhë, Shqipëri

Përshkrimi

Përshkrimi i Punës – Menaxher i Cilësisë (Quality Manager)

Menaxheri i Cilësisë është përgjegjës për projektimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (QMS) në të gjitha njësitë e AZ Group. Ai/ajo siguron që proceset, procedurat dhe standardet e cilësisë të zbatohen në përputhje me kërkesat ligjore, çertifikimet e kompanisë, standardet ndërkombëtare dhe objektivat strategjikë të kompanisë. Pozicioni ka autoritet të pavarur në vendimmarrjen që lidhet me cilësinë dhe raporton drejtpërdrejt te Bordi Drejtues.


Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Harton, mirëmban dhe përmirëson Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (QMS) në të gjitha njësitë e grupit.
  • Harton, standardizon dhe kontrollon procedurat standarde të punës (SOP), udhëzimet, formularët dhe dokumentacionin e cilësisë.
  • Menaxhon kontrollin e dokumentacionit, versionet, miratimet dhe rishikimet periodike.
  • Siguron zbatimin e procedurave në terren dhe trajnon stafin përkatës për standardet e cilësisë.
  • Menaxhon procesin e moskonformiteteve dhe veprimeve korrigjuese e parandaluese (CAPA), duke kryer analizën e shkakut rrënjësor dhe ndjekur zbatimin e veprimeve deri në mbyllje.
  • Drejton dhe koordinon auditimet e brendshme, auditimet e jashtme, certifikuese dhe ato të klientëve.
  • Mirëmban dhe rinovon certifikimet e kompanisë dhe garanton përputhshmërinë me standardet dhe kërkesat rregullatore.
  • Përcakton standardet e cilësisë për lëndët e para, furnitorët dhe kontrollet gjatë procesit të prodhimit.
  • Siguron gjurmueshmërinë e loteve dhe regjistrimeve të prodhimit sipas kërkesave të klientëve dhe certifikimeve.
  • Zhvillon kapacitetet e stafit dhe promovon kulturën e cilësisë në të gjithë organizatën.
  • Përcakton, monitoron dhe raporton treguesit kryesorë të performancës së cilësisë (KPI) dhe rreziqet e lidhura me cilësinë te Bordi Drejtues.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë në teknologji ushqimore, kimi/biokimi, biologji, inxhinieri kimike/industriale ose fusha të ngjashme, ose në menaxhim biznesi (por të ketë background të verifikueshëm në trajnime për QMS dhe eksperiencë praktike në këtë fushë).
  • Minimumi 5–7 vjet eksperiencë në një rol menaxhimi cilësie në industri në një mjedis prodhimi.
  • Eksperiencë e provuar në hartimin dhe zbatimin e procedurave (SOP) dhe në drejtimin e një QMS.
  • Njohuri praktike të HACCP, ISO 9001 & ISO 22000.
  • Përvojë në përgatitjen dhe kalimin me sukses të auditimeve të jashtme dhe çertifikuese.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (klientë, auditorë dhe dokumentacion i BE-së).
  • Gatishmëri për të punuar në vendndodhjen në Lezhë.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Pse ky rol

  • Rol drejtues për të drejtuar dhe forcuar funksionin e cilësisë të një kompanie që po zgjerohet drejt tregut evropian me produkte unike në industri specifike.
  • Autoritet dhe pavarësi - vendimet për cilësinë merren autonome në linjë me proçedurat, me raportim të drejtpërdrejtë te Bordi Drejtues.
  • Një grup kompanish unik ne WB6 në rritje, i orientuar drejt eksportit, në një sektor me mbështetje të fortë rregullatore.

Si të aplikoni

Dërgoni CV-në [email protected], ose aplikoni drejtpërdrejt përmes kësaj shpalljeje.

Vendndodhja: Lezhë, me mundësi fleksibiliteti të kufizuar në zyrat e kompanisë në Tiranë


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
azgroup.al


AZ Group

AZ Group është një kompani e themeluar në vitin 2008 e cila grumbullon, përpunon, tregton në Shqipëri dhe eksporton jashtë vendit të gjitha llojet e nënprodukteve shtazore të destinuara për konsum human. Pas më shumë se një dekade eksperiencë, dhe me besimin e një tregu të gjerë klientësh,AZ Group ka zgjeruar aktivitetin e saj duke rritur impaktin pozitiv social, ekonomik dhe ambjental e duke kontribuar aktivisht në promovimin e një klime sa më inovatore biznesi.


INFORMACIONE KONTAKTI