Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Menaxhere Shitje Showroom

Tirane, Shqipëri 21-09-2026 edhe 2 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
119691
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
21-09-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Smart Home Albania kerkon te punesoje: Menaxhere Shitje Showroom


Detyrat

  • Mirëpret, asiston dhe këshillon klientët në showroom për zgjidhjet e automatizimit, ndriçimit dhe sistemet për hoteleri.
  • Prezanton produktet dhe zgjidhjet e kompanisë sipas nevojave të klientit.
  • Përgatit oferta dhe dokumentacionin shoqërues sipas procedurave të kompanisë.
  • Ndjek kërkesat dhe ofertat e klientëve deri në finalizimin e procesit të shitjes.
  • Koordinon me inxhinierët dhe magazinën për kërkesat, specifikat dhe disponueshmërinë e produkteve.
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me klientët dhe siguron ndjekjen e tyre gjatë procesit të shitjes.
  • Mirëmban gjendjen, organizimin dhe paraqitjen e produkteve të ekspozuara në showroom.
  • Menaxhon dhe ndjek kërkesat e ardhura nga rrjetet sociale dhe kanalet online.
  • Punon për realizimin e objektivave të shitjes dhe zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.

Kualifikimet

  • Minimumi 2 vite eksperiencë në shitje ose në një pozicion të ngjashëm.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe orientimi ndaj klientit.
  • Aftësi organizative dhe për ndjekjen e disa kërkesave njëkohësisht.
  • Njohuri shumë të mira në Microsoft Excel; njohja e Financa 5 përbën avantazh.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Formim arsimor në fushën inxhinierike ose ekonomike përbën avantazh.
  • Eksperienca ose njohuritë në automatizim, Smart Home, ndriçim, sisteme për hoteleri ose produkte teknike përbëjnë avantazh.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfarë përfitoni duke u bërë pjesë e ekipit tonë:

  • Paketë financiare konkurruese, e shoqëruar me bonuse motivuese dhe të lidhura me performancën.
  • Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë.
  • Trajnime të vazhdueshme për zgjidhjet më të fundit në automatizim, ndriçim dhe teknologji për hoteleri.
  • Mundësi për të punuar me produkte cilësore dhe marka të njohura ndërkombëtare.
  • Një rol dinamik, me kontakt të drejtpërdrejtë me klientët dhe projekte interesante.
  • Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe inovativ, ku idetë dhe iniciativa vlerësohen.
  • Mundësi për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë tuaja në një industri në rritje.

Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në [email protected]


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


Smart Home Albania

Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg.

SMART HOME ALBANIA - Një mënyrë më e zgjuar jetese!

Sistemet Smart Home sjellin siguri, fleksibilitet, efiçencë energjie dhe komfort në gjitha hapësirat e shfrytëzuara për jetesë. Falë inovacionit që sjellin, çdo projekt me home automation do të jetë një investim i zgjuar, të cilin do ta vërtetojë e ardhmja. Smart Home Albania është zgjidhja që ju po kërkoni për investimin që po kryeni në apartamentin, vilën, zyrën , biznesin apo hotelin tuaj.

Smart Home Albania është distributor zyrtar ekskluziv të paktën për Shqipërinë i me shumë se 15 brandeve ndërkombëtarë nga USA, Australia, Italia, Franca, Spanja, Gjermania, Turqia, UK, Kina. Për disa prej brandeve Smart Home Albania është distributor ekskluziv për gjithë ballkanin dhe operon nëpërmjet distributorëve të saj në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Greqi, Kroaci e Serbi. 

Smart Home Albania është njëkohësist lider me mbi 60% të tregut me aksesorët e hotelerisë duke sjellë për tregun shqiptar dhe jo vetëm produkte cilësore dhe të garantuara e provuar kjo nga projekte të realizuara edhe ne Europë si Itali e Gjermani apo më gjere si Emiratet e Bashkuara Arabe e Arabi Saudite.