Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: April 29, 2020
Edhe në kohë Pandemie kompanitë duan te mbijetojnë duke përshtatur metodat e punës në forma të ndryshme, punë në distancë, online , punë me turne , apo punë me orë të reduktuara. Padyshim për pozicone të caktuara lind dhe nevoja për gjetjen e Burimeve Njerëzore dhe në këto kohëra të pazakonta. Pyetja që lind ”A mund të praktikohen të njëjta forma tradicionale të të intervistuarit edhe në kohë pandemie?” Po ju japim disa këshilla se si të përgatiteni për “Intervistën e punës në kohë Pandemie”. Intervista me Telefon ose Skype Pasi kompania ka shpalluar pozicionin e lirë të punes, ju dërgoni CV tuaj dhe dokumetat përkatëse me email tek kompania. Mos u habisni nëse në ditët në vijim ju do të merrni një telefonatë për mënyrën e intervistimit. (Telefon, Skype apo një tjetër program online që përdor kompania).