Evente

HRHub Albania zhvillon me sukses aktivitetin e pestë – “Punësimi dhe Menaxhimi i Talenteve në Shqipëri”

Evente Punëdhënës Trajnim dhe edukim

Më 19 Qershor 2025, në ambientet e zyrave qendrore të Big Market, u organizua me sukses aktiviteti i pestë i HRHub Albania, nismë e duapune.com, me temë:
“Punësimi dhe Menaxhimi i Talenteve në Shqipëri”.

Ky aktivitet mblodhi së bashku drejtues të Burimeve Njerëzore, përfaqësues të kompanive të mëdha, ekspertë të rekrutimit, akademikë dhe profesionistë të sektorit, për të diskutuar mbi sfidat aktuale të punësimit dhe mënyrat efektive të menaxhimit të talenteve në tregun shqiptar.

Diskutimi u përqendrua në disa tema kyçe si:

  • Mungesa e fuqisë punëtore dhe emigracioni

  • Teknologjia në fushën e punësimit

  • Fleksibiliteti dhe motivimi në vendin e punës

  • Ligji i të dhënave personale në fushën e punësimit

  • Brezi Z dhe pritshmëritë e tij

Paneli i të ftuarve përfshiu emra me ndikim nga fusha e biznesit dhe HR-së në Shqipëri, të cilët ndanë praktikat më të mira dhe këndvështrimet e tyre mbi temat në fokus. Diskutimi u pasurua me shembuj konkretë dhe përvoja të suksesshme, duke e kthyer këtë event në një forum bashkëpunimi dhe ideve të reja për zhvillimin e burimeve njerëzore në vend.

Në fund të aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësi të shkëmbenin ide dhe të forconin rrjetin e tyre profesional në një atmosferë miqësore dhe dinamike.

Ky ishte aktiviteti i pestë në kuadër të HRHub Albania, që vijon të ndërtojë një komunitet aktiv dhe të angazhuar profesionistësh HR, me synim adresimin e sfidave reale dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të kapitaleve njerëzore në Shqipëri.

Për t’u anëtarësuar në HRHub Albania, vizitoni:
https://duapune.com/hrhub

zgfhd.jpg

1Photo-207.JPG

1Photo-42.JPG

1Photo-109.JPG

Photo-164.JPG

Photo-212.JPG

1Photo-65.JPG