Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë HOREKA Punët e ditës Punë jashtë vendit


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kasiere QTU

Tirane, Shqipëri 27-01-2026 edhe 15 ditë

Tirane

KID ZONE
kërkon të punësojë:

KASIERE QTU

  • Arsim i mesëm apo i lartë.
  • Eksperienca e punës përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftësi për të operuar me programet bazë të kasës.
  • Të jetë korrekte dhe të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
109700
Kategoria e Punës / Profesioni:
Kasier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
27-01-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.

Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Përmbledhja e Pozicionit: Një Kasier/e është përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të arkës së vet në perputhje me vlerat dhe politikat e përgjithshme të kompanisë dhe të Grupit. Sigurohet që gjatë procesit të pagesës, të jetë e saktë, korrekte, të jap informacionin e duhur dhe në të njëjtën kohë të ofrojë shërbim të jashtëzakonshëm ndaj secilit klient, të shoqëruar me buzëqeshje, dashamirësi dhe sjellje profesionale.


Detyrat

  • Mban pastër dhe të rregullt Arkën dhe ambientin e Arkës si dhe sektorin pranë arkave të blerjeve impulsive.
  • Mban Arkën të sigurtë, e kyç atë kur nuk është duke punuar po ashtu edhe ekranin e programit që përdoret.
  • Skanon produktet me përgjegjësi pa harruar asnjë.
  • Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve në departamentin e arkës duke zbatuar udhëzimet e supervizorit të arkave, Merchandiser-it ose Menaxher-it të Dyqanit.
  • Bën mbushjen e vazhdueshme të sektorit të arkave me produkte kur është e nevojshme.
  • Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
  • Informon Supervizorin e Arkave dhe menaxherin e dyqanit për çdo problem apo avari teknike, ankesë klienti, vizita në dyqan ose ndodhi të pazakonta në dyqan.
  • Asiston në trajnimin e Kasiereve të reja.
  • Kryen me një shërbim të shkëlqyer dhe pa bezdisur/ fajësuar klientin procesin e ndërrimit të aprovuar nga menaxheri i dyqanit.
  • Në përfundim të turnit bën mbylljen e kasës dhe dorëzimin e lekëve pranë arkës qëndrore.

Kualifikimet

  • Edukimi: Arsim i mesëm apo i lartë.
  • Eksperienca e punës përbën avantazh.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese janë thelbësore.
  • Aftësi për të operuar me programet bazë të kasës.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike: [email protected]
Numër Kontakti per Jumbo TEG "+355 68 603 8592"


Si të aplikoni për një vend pune në duapune.com


✅ 1. Aplikim përmes sistemit (vetëm për përdorues të regjistruar)
  • Kërkon të jeni të regjistruar dhe të jeni identifikuar në platformë.
  • Përdorni CV-në ekzistuese që keni të ruajtur në profilin tuaj në platformë ose ngarkoni një të re nga kompjuteri.
  • Mund të bashkëngjitni dokumente shtesë (diploma, referenca, letër motivimi etj).
  • Proces i shpejtë për ata që kanë profil aktiv në platformë.
Udhëzime:
  1. Klikoni butonin Aplikoni në fund të postimit.
  2. Do të hapet një dritare (popup) për aplikim.
  3. Nëse punëdhënësi ka kërkuar dokumente shtesë, ngarkoni ato me Bashkëngjit Dokumenta
  4. Zgjidhni: CV-në ekzistuese që keni të ruajtur në profilin tuaj në platformë ose ngarkoni një të re nga kompjuteri.
  5. Klikoni butonin për aplikim për ta dërguar.
  6. Do të merrni një njoftim që aplikimi është kryer me sukses.

✅ 2. Aplikim nëpërmjet email-it (e hapur për të gjithë përdoruesit)
  • Mund të përdoret si nga vizitorët, ashtu edhe nga përdoruesit e regjistruar.
  • Kjo mundësi ofrohet vetëm kur kompania ka zgjedhur të pranojë aplikime përmes emailit. Jo të gjitha postimet e punës e kanë këtë opsion.
Formulari përfshin:
  • Subjekti i emailit krijohet automatikisht dhe përfshin titullin e pozicionit dhe ID e postimit. Nëse jeni i loguar, përfshin edhe emrin tuaj në fund.
  • Një tekst përshkrues ndihmues që mund të redaktohet ose hiqet sipas dëshirës, për t’iu përshtatur profilit tuaj.
  • Numrin e celularit (kërkohet vetëm nëse nuk jeni i loguar në sistem)
  • Email-in tuaj (kërkohet vetëm nëse nuk jeni i loguar në sistem)
  • Ngarkimin e një CV-je përmes butonit "Choose File"

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.jumbo.al


Kid Zone

JUMBO eshte nje nga dyqanet me te suksesshme te shitjes me pakice ne Tirane te pozicionuara ne 2 qendrat tregtare TEG dhe QTU. Keta dyqane tregtojne ne ambientet e tyre artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, kancelari, libra,veshje dhe pajisje te ndryshme per shtepine tuaj.


INFORMACIONE KONTAKTI