Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë HOREKA Punët e ditës Punë jashtë vendit


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Deputy Store Manager Jumbo TEG

Tirane, Shqipëri 26-01-2026 edhe 14 ditë

Tirane

KID ZONE
kërkon të punësojë:

DEPUTY STORE MANAGER JUMBO TEG

  • Diplomë Universitare, preferohet në fusha të lidhura me biznesin.
  • Të paktën 3-5 vite përvojë pune në kompani të ngjashme tregtare.
  • Duhet të dijë të përdorë aplikacionet MS Office – Word, Outlook dhe Excel.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
109680
Kategoria e Punës / Profesioni:
Asistent Menaxher
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
26-01-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kid Zone shpk Kidzone, një kompani e njohur në shitje me pakicë që operon në Shqipëri që nga viti 2011 si pjesë e Grupit BALFIN, ofron një gamë të gjerë me më shumë se 30,000 produkte, duke e bërë atë një markë të njohur që përmbush nevojat e të gjitha grupeve demografikë. Me 24 dyqane në rajon, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, JUMBO është e njohur për produkte me cilësi evropiane, gamë të gjerë artikujsh dhe çmime konkurruese.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, BALFIN Group është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, duke punësuar rreth 5,000 persona. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, bankë, menaxhim asetesh, media, arsim dhe logjistikë. Grupi BALFIN po rritet me qëndrueshmëri dhe ka një ndikim pozitiv në komunitetet përmes zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe investimeve sociale.

Pozicioni i punës: Deputy Store Manager
Departamenti:
Operacional
Vendndodhja:
TEG

PËRSHKRIMI I POZICIONIT:

Deputy Store Manager është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë. Fokus kryesor është përmirësimi I performancës tregtare të dyqanit.


Detyrat

  • Plotëson kërkesat operative të dyqanit duke planifikuar dhe caktuar punonjësit, duke ndjekur rezultatet e punës.
  • Mban staf të dyqanit duke rekrutuar, selektuar, orientuar dhe trajnuar punonjësit.
  • Mban rezultatet e punës të stafit të dyqanit duke i trajnuar, këshilluar dhe disiplinuar ata.
  • Planifikon, monitoron dhe vlerëson rezultatet e punës.
  • Mbron punonjësit dhe klientët duke ofruar një ambient të sigurt dhe të pastër dyqani.
  • Siguron disponueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve duke aprovuar kontratat.
  • Menaxhon stokun dhe merr vendime të rëndësishme për kontrollin e stokut. Është përgjegjës për diferencat e stokut gjatë kontrolleve dhe inventarëve të rregullt.
  • Planifikon, shpërndan dhe menaxhon ngarkesën e punës për të arritur produktivitetin dhe efikasitetin maksimal.
  • Organizon turnet e punës për personelin e dyqanit.
  • Ka komunikim të drejtpërdrejtë me klientët dhe mbikëqyr shërbimin ndaj klientëve si një proces të rëndësishëm.
  • Respekton planet dhe programet e përcaktuara nga departamentet përkatëse.
  • Siguron që stafi të punojë në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me procedurat.
  • Informon Menaxherin për çështjet dhe i zgjidh ato duke përfshirë personat e duhur dhe duke i ndjekur gjithmonë.
  • Mund të kërkohen edhe detyra të tjera bazuar në kërkesat e biznesit.

Kualifikimet

Kërkesat:

  • Arsimi: Diplomë Universitare, preferohet në fusha të lidhura me biznesin.
  • Përvoja në punë: Të paktën 3-5 vite përvojë pune në kompani të ngjashme tregtare.

Kualifikime të tjera:

  • Mobilitet: Pozita kërkon udhëtime të shpeshta.
  • Duhet të dijë të përdorë aplikacionet MS Office – Word, Outlook dhe Excel.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën tonë të e-mail-it : [email protected]


Si të aplikoni për një vend pune në duapune.com


✅ 1. Aplikim përmes sistemit (vetëm për përdorues të regjistruar)
  • Kërkon të jeni të regjistruar dhe të jeni identifikuar në platformë.
  • Përdorni CV-në ekzistuese që keni të ruajtur në profilin tuaj në platformë ose ngarkoni një të re nga kompjuteri.
  • Mund të bashkëngjitni dokumente shtesë (diploma, referenca, letër motivimi etj).
  • Proces i shpejtë për ata që kanë profil aktiv në platformë.
Udhëzime:
  1. Klikoni butonin Aplikoni në fund të postimit.
  2. Do të hapet një dritare (popup) për aplikim.
  3. Nëse punëdhënësi ka kërkuar dokumente shtesë, ngarkoni ato me Bashkëngjit Dokumenta
  4. Zgjidhni: CV-në ekzistuese që keni të ruajtur në profilin tuaj në platformë ose ngarkoni një të re nga kompjuteri.
  5. Klikoni butonin për aplikim për ta dërguar.
  6. Do të merrni një njoftim që aplikimi është kryer me sukses.

✅ 2. Aplikim nëpërmjet email-it (e hapur për të gjithë përdoruesit)
  • Mund të përdoret si nga vizitorët, ashtu edhe nga përdoruesit e regjistruar.
  • Kjo mundësi ofrohet vetëm kur kompania ka zgjedhur të pranojë aplikime përmes emailit. Jo të gjitha postimet e punës e kanë këtë opsion.
Formulari përfshin:
  • Subjekti i emailit krijohet automatikisht dhe përfshin titullin e pozicionit dhe ID e postimit. Nëse jeni i loguar, përfshin edhe emrin tuaj në fund.
  • Një tekst përshkrues ndihmues që mund të redaktohet ose hiqet sipas dëshirës, për t’iu përshtatur profilit tuaj.
  • Numrin e celularit (kërkohet vetëm nëse nuk jeni i loguar në sistem)
  • Email-in tuaj (kërkohet vetëm nëse nuk jeni i loguar në sistem)
  • Ngarkimin e një CV-je përmes butonit "Choose File"

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.jumbo.al


Kid Zone

JUMBO eshte nje nga dyqanet me te suksesshme te shitjes me pakice ne Tirane te pozicionuara ne 2 qendrat tregtare TEG dhe QTU. Keta dyqane tregtojne ne ambientet e tyre artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, kancelari, libra,veshje dhe pajisje te ndryshme per shtepine tuaj.


INFORMACIONE KONTAKTI