MENAXHER PRODUKTI
- Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi etj.
- Kualifikimet pasuniversitare (Master) përbëjnë avantazh të konsiderueshëm.
- Kanë përparësi punonjësit me eksperiencë pune.
Menaxheri i Produktit është përgjegjës për zhvillimin, menaxhimin dhe ciklin e plotë të jetës së produkteve dhe shërbimeve.
Ky rol siguron që produktet të jenë konkurruese në treg, të përmbushin nevojat e klientëve dhe të sjellin performancë të lartë financiare për kompaninë.
Menaxheri i Produktit bashkëpunon ngushtë me departamentet teknike, komerciale, marketingut, shitjeve, financës dhe operacioneve për të garantuar lançimin, pozicionimin dhe mirëfunksionimin e produkteve ekzistuese dhe të reja.
1.Zhvilimi dhe menaxhimi i produkteve
2.Analiza e tregut dhe konkurrences
3.Planifikimi Strategjik dhe Financiar
4. Koordinim nder - departamental
5. Monitorim dhe permiresim i produkteve
6. Dokumentim dhe Raportim
Kandidatet e interesuar te kontaktojne ne adresen e emailit : [email protected]
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneABISSNET është kompania e dytë më e madhe në vend që kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit. Abissnet ofron disa shërbime, internet, telefoni, hosting, domain, etj. Abissnet mbulon 90% të territorit të Shqipërisë. Pranë jush duke garantuar cilësi maksimale të shërbimit. Në një kohë ku telekomunikacioni është bërë domosdoshmëri e pashmangshme e përditshmërisë, është prioriteti i tyre t’u përgjigjen nevojave tuaja në kohe reale dhe me fjalen e fundit të teknologjisë.
Misioni
Mundësimi i individëve dhe bizneseve, të përmbushin nevojat e tyre në komunikim, me përkushtimin maksimal ndaj tyre, nëpërmjet shfrytëzimit të shërbimeve dhe infrastrukturës cilësore të rrjetit që ne ndërtojmë dhe mbajmë në funksionim, duke bërë biznesin e frytshëm për punonjësit tanë dhe aksionerët e shoqërisë.