ASISTENT/E INXHINIER KOSTOIST
- Diplomë në degen e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Eksperience pune te pakten 1 vit.
- Të zotërojë mirë të Paketën Office.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi me 30 vite eksperiencë në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të punimeve. Pika jonë më e fortë është stafi, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe eksperiencën e tij. Në Agikons sh.p.k secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet në bazë të rezultateve.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë e për t’u mirëpaguar pas çdo rritjeje, atëherë Agikons sh.p.k është zgjedhja jote më e mirë. Jemi duke kërkuar Asistent/e Inxhinier Kostoist.
Situacione
Kosto
Kontroll
Shkarkimi i materialeve
Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: [email protected]
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: [email protected]
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneAGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin.
Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.