Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: March 24, 2015
Sipas një studimi të kryer mbi kohëzgjatjet e punëve në rreth 1 milion CV, rezultoi se gjenerata X kishte shpenzuar një kohë më të madhe në çdo punë të bërë se gjenerata Y. Individët që janë diplomuar në universitet në vitet 1992, që konsiderohen si gjenerata X, kanë punuar mesatarisht në 3.2 punë në 12 vitet e para të karrierës së tyre. Ata kanë qëndruar rreth 41 muaj ose 3.4 vite në secilën prej këtyre punëve. Vetëm 10 vjet më vonë, brezi i diplomuar në vitin 2002, i konsideruar si gjenerata Y, gjatë 12 viteve të para të karrierës së tyre kishin ndryshuar mesatarisht 3.9 punë me kohëzgjatje rreth 2.7 vite në çdo punë. Kjo gjeneratë i ndryshon punët gjatë një periudhe 12 vjeçare rreth 22% më shumë se gjenerata X. Një studim tjetër u realizua sërish në fund të vitit 2014. Nga 4000 individë pjesëmarrës në studim, vetëm 6% e tyre kishin pasur një punë në karrierën e tyre. Ndërkohë që 16 % u shprehën se kishin ndryshuar më shumë se 10 punë. Për pyetjen se sa punë kishin ndryshuar gjatë karrierës së tyre, përqindjet e rezultateve të pjesëmarrësve janë si më poshtë: | Numri i punëve | Përqindja |
| 1 | 6% |
| 2 | 8% |
| 3 | 14% |
| 4 | 15% |
| 5 | 13% |
| 5-10 | 28% |
| Më shumë se 10 | 16% |
| Fusha të ndryshme në karrierë | Përqindja |
| 1 | 24% |
| 2 | 35% |
| 3 | 24% |
| 4 | 9% |
| Më shumë se 5 | 8% |