Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: January 26, 2016
Gjithmonë, ka ekzistuar një problem në fushën e punësimit; ka nevojë për një punë që të fitosh eksperiencë, por nevojitet eksperiencë që të fitosh një punë. Ja disa mënyra për të hyrë në tregun e punës për herë të parë. Punëdhënësit tregojnë se kanë shumë kandidatë të arsimuar që aplikojnë për vendet e punës që ata ofrojnë, por është e vështirë të gjesh aplikantë me eksperiencë pune. Kandidatët, nga ana tjetër tregojnë se kanë studiuar, janë diplomuar, certifikuar dhe ende nuk kanë mundur të gjejnë një punë pa eksperiencë. Ajo çfarë kërkojnë me ngulm punëdhënësit është eksperienca e parë e punës, jo domosdoshmërisht në profilin tuaj. Ata duan të dijnë sa të zhvilluara janë aftësitë tuaja në punë, që janë të ndryshme nga ato që zhvilloni në shkollë. Aftësia për tu paraqitur në kohë, përqëndrimi gjatë orarit të punës, puna në grup, shërbimi i klientit, komunikimi dhe mënyra e zgjidhjes së problemeve janë të gjitha aftësi të cilat i zhvilloni që në punën tuaj të parë dhe do të jenë të rëndësishme për të gjitha punët në vijim. Ja çfarë kërkon kompania për kandidatët fillestarë: “Njerëz që janë të interesuar të punojnë si pjesë e një grupi. Nuk është e nevojshme të jenë ekstrovert, por duhet të jenë të motivuar.” Pra, për të fituar punën e parë janë dy tipare kryesorë që duhet t’i ketë një kandidatë: motivimi për të punuar dhe vullnet për të mësuar. Është pikërisht puna juaj e parë që ju lejon të zhvilloni dhe të vini në pah këto aftësi. Blloqet e ndërtimit të një karriere të suksesshme janë: komunikimi i mirë, puna në grup, marrëdhënie me klientë dhe etikë pune. Aftësitë më të kërkuara në punët e nivelit fillestar: