Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: August 20, 2015
Nëse ju ka ndodhur të shikoni se si një kolegu juaj karizmatik, por aspak i zgjuar të ngrihet në detyrë, atëherë keni kuptuar që niveli inteligjencës nuk është gjithçka. Psikologët janë gjithashtu dakord: “Niveli i inteligjencës konsiderohet vetëm si 10% e recetës së suksesit tuaj. Zakonisht është inteligjenca emocionale (EQ), aftësia për të identifikuar dhe menaxhuar emocionet ajo që ndikon në fitimin e një pozicioni pune apo të ngritjes në detyrë”. Megjithatë studimet e fundit kanë treguar se në nivelin menaxherial inteligjenca emocionale është shumë më e ulët se të gjitha pozicionet e tjera të analizuara. Niveli mesatar i EQ të një CEO është më i vogël se niveli i një individi që nuk është menaxher apo supervizor. Dr. Travis Broadberry shprehet se: “Sapo një lider ngrihet në detyrë, ai bëhet pjesë e një ambienti që ka tendencë të reduktojë nivelin e tyre të EQ. Ai harxhon më pak kohë me stafin dhe nuk arrin të shohë se si gjendja e tij emocionale ndikon tek të tjerët rreth tij. Studimi u realizua nga TalentSmart, të cilët analizuan një bazë të dhënash me rreth 1 milion profile të inteligjencës emocionale. Megjithatë, ndryshe nga koefiçenti i inteligjencës (IQ), i cili nuk mund të ndryshohet lehtësisht, inteligjenca emocionale mund të përmirësohet dhe kështu ju mund të rrisni mundësitë tuaj për sukses. Më poshtë janë disa mënyra sesi të përmirësoni nivelin e inteligjencës emocionale.