Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: August 6, 2020
Kompanitë natyrshëm duan të punësojnë njerëz që janë të apasionuar pas punës, kështu që ju duhet të keni gati një përgjigje të mirë për pyetjen se përse e dëshironi atë pozicion. Së pari, identifikoni disa faktorë kryesorë nga pozicioni i punës që përshtaten më së miri me ju (p.sh., "...e dua kujdesin ndaj klientit sepse e dua ndërveprimin e vazhdueshëm njerëzor dhe kënaqësinë që vjen nga zgjidhja e një problemi). Ndani me intervistuesin edhe pse e doni kompaninë (p.sh.,"Unë gjithmonë kam qenë i apasionuar pas marketingut dhe mendoj se ju jeni duke bërë gjëra të mëdha e të veçanta në treg, ndaj dua të jem pjesë e kësaj kompanie"). 3 Hapat që duhet të ndiqni për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje. Hapi 1: Shprehni entuziazëm për kompaninë Së pari, kjo është një mundësi e shkëlqyer që ju të tregoni atë që dini për kompaninë. Ju mund të flisni gjatë gjithë kohës se jeni të ngazëllyer për të qenë pjesë e ekipit, por asgjë nuk do të krijojë një përshtypje më të mirë se të dini diçka më shumë për vendin ku po intervistoheni. Pra, për t'u përgatitur kaloni pak kohë duke kërkuar informacion për kompaninë dhe zgjidhni disa faktorë kryesorë për të përfshirë në fushën tuaj, pse jeni i përshtatshëm. Hapi 2: Përafroni aftësitë dhe përvojat tuaja me pozicionin e punës Ekzistojnë dy mënyra si mund ta bëni këtë: