Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: July 16, 2015
Ndoshta në një periudhë të vitit shefi juaj kërkon që të bëjë ndryshime në paga. Pasi mund të ketë parë eciurinë tuaj gjatë një viti, ai ka vendosur që për disa prej të punësuarve t’i bëjë rritje të pagës. Si ta shfrytëzoni këtë mundësi? Negociatat si për pagën fillestare kur filloni një punë të re, ashtu edhe për rritjen e pagës nuk konsiderohen si negociata personale, ato janë transaksione biznesi, kështu që tregohuni të kujdesshëm gjatë këtyre negociatave. Nuk duhet të thoni se ju keni nevojë për ato para sepse kjo nuk është çështje që e shqetëson biznesin dhe nuk duhet as të thoni se pse kolegu juaj paguhet më shumë se ju, sepse kjo nuk është punë e juaja. Gjithashtu, nëse kontrata juaj e punës nuk e përcakton, nuk duhet të kërkoni rritje në rrogë vetëm sepse ju keni punuar në kompani për një periudhë të gjatë, paga juaj do të rritet nëse vlera që ju i sillni biznesit duhet të vlerësohet më shumë sesa juve ju ofrohet aktualisht. Si duhet të silleni kur bëni negociata për pagën fillestare?