Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: February 24, 2017
Na pëlqen ose jo, moda ka rëndësi kur duhet që të ndiqni punën e ëndrrave tuaja. Kur vendosni çfarë të vishni në një intervistë pune, duhet t’i përshtateni kulturës së kompanisë – por gjithashtu edhe të dilni nga tradicionalja – dhe alternimi i të dyjave mund të jetë një sfidë. Në ditët e sotme, edhe kompanitë më strikte kanë ndryshuar disi kodin e veshjes për t’ju përshtatur ekonomisë konkurruese, por ajo që është e përshtatshme varion nga industria në industri – dhe përveç faktit që do të na pëlqente që rezymeja jonë të fliste më shumë se fundi i ngushtë, ajo që vishni gjatë intervistës së punës mbetet e rëndësishme. “Përshtypja e parë është thelbësore. Veshja është gjëja e parë që njerëzit shohin, përpara se të filloni të flisni,” thotë Barry Drexler, themeluesi i Expert Interview Coach. “Kujdesuni për paraqitjen tuaj sepse punëdhënësit ende nuk ju njohin.” Çfarë nuk duhet të vishni në një intervistë Në momentin e parë, njerëzit ju masin nga koka te këmbët. Që nga menyra se si jepni dorën dhe deri te këpucët që keni veshur. Kushdo që do t’ju punësojë, bën një vizualizim të paraqitjes suaj për ta patur më të qartë pozicionin e punës që do t’ju japë – dhe në 2017 veshja juaj jo domosdoshmërisht duhet të jetë konservatore. “Të sapodiplomuarit janë si peshku pa ujë,” thotë Jill Jacinto, menaxheri mediatik për WORKS nga Nicole Williams, një kompani e dedikuar të ndihmojë gratë të gjejnë punë. “Ata zakonisht marrin këshilla nga prindërit e tyre, që mendojnë se duhet të veshin një kostum klasik. Mamaja ime, që nuk ka punuar për vite të tëra, me mori një kostum. Unë e mora parasysh këshillën e saj, por tani kjo gjë më bën për të qeshur. Duhet të heqim dorë nga mentaliteti i të veshurit kostum me patjetër.” Nëse po intervistoheni: për një punë kreative Shembuj: shkrimtar, editor, editor fotosh, filmash, dizenjues grafik, drejtor artistik