Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: April 18, 2016
Seancat e "brainstorming" shumë shpesh përfundojnë në humbje kohe, me të njejtat ide qe përsëriten disa herë. Bëjini vetes këto pyetje që të parandaloni humbjen e kohës. 1. Kush është në dhomë? Sillni grupe te ndryshme njerëzish që përfaqsojne klientët dhe ekspertët e kompanisë tuaj në fusha të ndryshme. 2. Kush flet? Shumë seanca "brainstorming" nuk prodhojnë ide të reja sepse flasin gjithmonë të njëjtët njerëz. Mundohuni të merrni ide të reja nga njerëzit që flasin më pak, dhe kërkoni sqarime të detajuara për idetë që nuk kuptoni mirë. 3. Cilat janë sinjalet që ju dërgoni? Si Lider, ju keni nevojë të krijoni një hapsirë të sigurt për novacionin. Sigurohuni që me anë të tonit të zërit dhe gjuhës që përdorni, t'i jepni sinjal të gjithëve që çdo ide është e mirëpritur.