Punë dhe argëtim

Secret Santa në zyrë, ja disa ide kreative për dhurata...

Punë dhe argëtim

Koha e fundvitit shpesh sjell lojën e njohur të Secret Santa në zyrë , një mënyrë argëtuese për të ndarë gëzim dhe për të forcuar mardhënien midis kolegëve. Por zgjedhja e dhuratës perfekte mund të jetë sfiduese. Ja 10 ide interesante dhe të këndshme që do t’i bëjnë të gjithë të lumtur:

 

  •  Filxhan kreativ ose i personalizuar, një filxhan me mesazh qesharak ose motivues mund të shndërrohet në dhuratën e preferuar të zyrës.
  •  Kalendar tavoline për vitin e ardhshëm , i dobishëm dhe praktik, një kalendar i bukur mund të jetë gjithmonë një kujtesë e këndshme për kolegun tuaj.
  • Një shishe vere, ose pije festive  mund të jetë dhurata perfekte për kolegun që  pëlqen të festojë me dolli fundvitin. Sigurohuni të dini preferencat e tij/saj!
  • Bllok shënimesh, një bllok me dizajn unik është ideal për çdo profesionist.
  • Bimë e vogël desktopi, një bimë e vogël, si Kaktusi apo Sukulent, sjell freski dhe gjallëri në tavolinë, pa kërkuar shumë kujdes.
  • Termus për kafe ose ujë, një termus  për kafe/ujë është praktik dhe gjithmonë i dobishëm.
  • Lodra qesharake ose antistresi, një lodër funny ose një lodër antistres mund të bëjë ditën më argëtuese.
  • Kartolina ose mbajtëse për kartvizita, një aksesor i bukur për tavolinë që kombinohet me stilin e zyrës është gjithmonë i vlerësuar.
  • Mbajtëse çelësash ose aksesorë të vegjël, diçka funksionale dhe e lezetshme, si një mbajtëse çelësash ose aksesor për çantë.
  • Një objekt  i personalizuar, si  stilolaps apo suvenir do të ishte e këndshme si një kujtim i përhershëm i dedikuar.

 

"Jo çdo dhuratë duhet të jetë materiale , një kartolinë me një mesazh motivues ose falënderues mund të jetë më e vlefshme se çdo gjë tjetër."

Ps: (Këshillë:) Kur zgjidhni dhuratën , mendoni për personalitetin dhe preferencat e kolegut. Shumë herë dhurata më e vogël e me kuptim ka efekt më të madh se diçka e shtrenjtë.