Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: July 19, 2012
Një punë me siguri mund të gjenerojë shumë gëzim, por në disa aspekte të jetës aktive, puna është gjithsesi një burim ankthi. Faqja e njohur e internetit amerikane "CareerBuilder " ka realizuar një anketë për të njohur fobitë më të mëdha të punonjësve. Rezultati tregon se shumica e shqetësimeve të punës janë të lidhura me ngjarje të rëndësishme, të tilla si një prezantim apo një mbledhje vendimtare. Megjithatë, frika më e madhe e punonjësve është ajo kur shefi i inatosur fillon të ulëras! Të mos arrish të zgjohesh në kohë për punë kalon në rend të dytë. Si më poshtë janë shtatë fobitë e punonjësve: | 1. | Shefi që bërtet | 26% |
| 2. | Të mos zgjohesh në kohë për punë | 23% |
| 3. | Të japësh një prezantim | 18% |
| 4. | Të klikosh gabimisht në email "Reply to all" | 15% |
| 5. | Mbledhje me menaxhimin | 11% |
| 6. | Mbledhje në përgjithësi | 11% |
| 7. | Të kapesh"mat" kur je duke pare faqe jo të përshtashme (psh porno) | 9% |