Publikime dhe njoftime

Po rinis sezoni i trajnimeve në kuadër të Akademisë së Burimeve Njerëzore 23 Tetor 2026

Publikime dhe njoftime Të përgjithshme Trajnim dhe edukim Zhvillim karriere

Kemi kënaqësinë t`ju informojmë se duapune.com po rinis përsëri ciklin e  trajnimeve në kuadër të Akademisë së Burimeve Njerëzore. Ky set përbëhet nga 6 trajnime nga 4 orë të cilat do të realizohen në ambjentet e Hotel Lot, në qendër të Tiranës.

Trajnimet do të zhvillohen çdo të premte në orën 14:00 – 18:00

Startojmë me trajnimin e parë në dt. 23 Tetor 2026 me temën “Njohuri të përgjithshme në Burime Njerëzore". Tematikat e këtij trajnimi janë si më poshtë:

  • Evoluimi i konceptit të funksionit të BNJ
  • Roli i funksionit të BNJ
  • Zhvillimi i menaxhimit të burimeve njerëzore
  • Transformimi nga administrimi i personelit në menaxhimin strategjik të BNJ
  • Ndikimi i globalizimit në funksionin e burimeve njerëzore
  • Roli i teknologjisë në modernizimin e praktikave të BNJ
  • Integrimi i funksionit të BNJ në strategjinë organizative
  • Evolucioni i rolit të profesionistit të burimeve njerëzore
  • Bashkëpunëtorët e brendshëm dhe të jashtëm
  • Ndryshimi i pritshmërive ndaj funksionit të BNJ në organizatat moderne
  • Roli i kulturës organizative në zhvillimin e funksionit të BNJ
  • Struktura e funksionit të BNJ
  • Vlera e funksionit të BNJ
  • Strategjia e BNJ
  • Kompetencat e nevojshme për sukses

Trajnimet e tjera të këtij cikli do të zhvillohen në datat si në vijim:

  • Rekrutimi dhe Përzgjedhja e punonjësve -  data 30 tetor
  • Menaxhimi i Performancës dhe plani i zhvillimit -  data 6 nentor
  • Trajnimi dhe Zhvillimi i Punonjësve - data 13 nentor
  • Menaxhimi i Kontratave të punës dhe Kodi i Punës -  data 20 nentor
  • Ligji i të dhënave personale në fushën e punësimit - data 27 nentor

Të gjitha trajnimet do të zhvillohen nga Menaxherë të suksessshëm në fushën e Burimeve Njerëzore me eksperiencë mbi 15 vjeçare.

Për më shumë informacion rreth secilit trajnim ju lutem klikoni BROSHURA ku do gjeni informacion për secilën nga temat përkatëse.

Ftojmë të marrin pjesë në këto trajnime të gjithë specialistët e BNJ që duan të zgjerojnë njohuritë dhe të njohin tendencat e fundit në fushën e BNJ. Nëse keni marrë pjesë më parë dhe keni njohuri, ju lutem shpërndajeni këtë informacion kolegëve tuaj që mund të jenë të interesuar. Në fund të ciklit të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me një çertifikatë të liçensuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Për cdo informacion tjetër të nevojshëm ose për t’u regjistruar mund të më kontaktoni në këtë e-mail [email protected] si dhe në numrin e telefonit 069 371 4731 ose duke plotësuar formularin e regjistrimit.