Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: January 27, 2026
Feedback-u negativ shpesh na vjen si diçka e pakëndshme, madje ndonjëherë si sulm personal. Reagimi i parë zakonisht është mbrojtja, mbyllja ose justifikimi. Por e vërteta është se, nëse përdoret siç duhet, feedback-u negativ është një nga mjetet më të fuqishme për rritje personale dhe profesionale.
Dallimi mes atyre që ngecin dhe atyre që përparojnë qëndron pikërisht te mënyra si e përpunojnë kritikën.
Pse na dhemb feedback-u negativ?
Sepse shpesh e lidhim me vlerën tonë si person, jo me performancën tonë. Në vend që ta shohim si informacion, e shohim si gjykim. Dhe kjo na pengon të mësojmë.
Si ta kthesh kritikën në zhvillim
• Ndalo reagimin emocional
Mos u përgjigj menjëherë. Merr frymë, dëgjo dhe lëre veten ta përpunojë mesazhin pa emocione.
• Ndaje kritikën nga personi
Feedback-u ka të bëjë me një veprim, një rezultat apo një sjellje,jo me ty si individ.
• Kërko qartësi, jo mbrojtje
Pyet: “Çfarë mund të bëj ndryshe herën tjetër?”
Kjo tregon pjekuri dhe dëshirë për përmirësim.
• Gjej modelin që përsëritet
Nëse e njëjta kritikë vjen nga disa persona, aty ka një mesazh të rëndësishëm që nuk duhet anashkaluar.
• Ktheje në plan veprimi
Feedback-u pa veprim është thjesht zhurmë. Zgjidh një hap konkret për ta përmirësuar veten.
Çfarë fiton kur e pranon feedback-un negativ
• Rrit vetëdijen profesionale
• Përmirëson performancën
• Ndërton besim me ekipin
• Tregon pjekuri dhe lidership
• Forcon rezistencën emocionale
“Feedback-u nuk është dënim, është udhëzim për versionin tënd më të mirë.”